• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DOLËN KUNDËR BASHËS DHE BERISHËS”/ “Armiqtë” brenda PD që krijuan parti të re. Nga Hajdari deri tek…
Home
Ekskluzive

“DOLËN KUNDËR BASHËS DHE BERISHËS”/ “Armiqtë” brenda PD që krijuan parti të re. Nga Hajdari deri tek…

22 April, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Djegia e mandateve të opozitës nuk i la rrugë tjetër Rudina Hajdari veçse të krijonte partinë e saj të re e cila do të quhet “Bindja Demokratike”. Në këtë grupim politik të iniciuar vajza e Azem Hajdarit duket se do ti bashkohen ish-figura të larta të partisë demokratike, duke filluar nga Jozefina Topalli, Astrit Patozi ku ky i fundit e ka konfirmuar se do ta përkah Rudinën.

Por kundërshtar të Liderave të Partisë Demokratike nuk kanë qenë vetëm, Astrit Patozi apo Rudina Hajdari. Rrjedhjet në këtë parti kanë filluar që në 1992 ku figura të rëndësishme të PD u larguan nga kjo parti duke krijuar parti më vete. AlpeNews.al jus jell partite politike që linden Brenda PD-së.

1992- Arben Imami, Arben Demeti, Edmond Trako, Preç Zogaj, Shahin Kadare, Ritvan Peshkëpia e të tjerë krijuan një parti të re e cila u quajt “Aleanca Demokratike”. PAD pushoi së funksionuari me kthimin e themeluesve në PD në vitin 2005.

Fundi i vitit 1993-94 Nga PD lindën dy parti të reja. Ishte Partia e Djathtë Demokratike e drejtuar nga Petrit Kalakula dhe “Rimëkëmbja Kombëtare” e drejtuar nga Abdi Baleta. Kalakula e Baleta e panë veten shpejt jashtë vëmendjes së Berishës pasi kishin kryer misionin dhe u detyruan të largohen për të themeluar partitë e tyre, të cilat e mbyllën shpejt aktivitetin e tyre pa lënë asnjë gjurmë.

1999- Genc Pollo me një grup deputetësh demokratë themeluan partinë e tyre, “Partinë Demokrate të Re”. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, PDR konkurroi e vetme dhe u përfaqësua në Kuvend me një grup deputetësh.

2012- U themelua Fryma e re Demokratike e drejtuar nga Bamir Topi. Ishte numri dy pas Berishës. Bamir Topi u zgjodh president në verën e vitit 2007. Pas ndryshimeve në Kushtetutë, ku iu hoqën kompetencat presidentit, Bamir Topi nisi të kthehet në një prej kundërshtarëve më të fortë të Berishës dhe PD-së. Pas përfundimit të mandatit si president, ai themeloi FRD, me të cilën nuk ia ka dalë të hyjë në parlament.

2019- Rudina Hajdari, vendos të themelojë partinë më të re në spektrin politik, të cilën ka vendosur ta pagëzojë me emrin “Bindja Demokratike”. Anëtarë të krijesës më të re politike do të jenë edhe ata që njihen si “garda e vjetër” e Partisë Demokratike”, të përjashtuar tashmë nga radhët e saj.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I KËPUTI GRUAS VARËSEN E FLORIRIT/ Arrestohet "skifteri" në Fushë-Krujë, tentoi...
Previous article 1.3 MILION EURO INVESTIM NË VERMOSH/ Përfundon tenderi për përmisimin...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor Aktualitet

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

MISTERI I AUDIT A6/ Dëshmia e pronarit që shiti makinën: Blerësi e mori makinën për ta provuar para noterit, në lajme pashë që u arrestua me Ergys Agasin Aktualitet

MISTERI I AUDIT A6/ Dëshmia e pronarit që shiti makinën: Blerësi e mori makinën për ta provuar para noterit, në lajme pashë që u arrestua me Ergys Agasin

5 ORË ME ERGYS AGASIN PRANË TREGUT TË SUEL ÇELËS/ Uljan Shpataraku: Nuk do të thotë që je kriminel, lëviz nga rrugën e vjetër e Elbasanit për të shmangur trafikun Aktualitet

5 ORË ME ERGYS AGASIN PRANË TREGUT TË SUEL ÇELËS/ Uljan Shpataraku: Nuk do të thotë që je kriminel, lëviz nga rrugën e vjetër e Elbasanit për të shmangur trafikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT