• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOKUMENTI I SENATIT ITALIAN: “Cosa Nostra” shtrihet edhe në Shqipëri
Home
Aktualitet
Drejtësi

DOKUMENTI I SENATIT ITALIAN: “Cosa Nostra” shtrihet edhe në Shqipëri

9 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ministri i Brendshëm italian Marco Minitti ka informuar parlamentin dhe senatin italian në 11 korrik të këtij viti se organizata mafioze “Cosa Nostra” po zhvillon aktivitet dhe në Shqipëri. Informacioni i dërguar në Parlament nga Ministri i Brendshëm Minitti është brenda Raportit 6 mujor të Hetimeve Anti-mafia.

Në faqen numër 65 të raportit të publikuar nga faktor.al, në paragrafin për Shqipërinë përmendet: “Ende trafiku i drogës është sektori që ka lejuar, në këtë semestër, të kuptojë sinjalet e aktivitetit të COSA NOSTRA edhe në Shqipëri”.


Ky informacion ka ardhur pas operacionit “Rubens” ku u kap një njeriu i klanit Carofiglio të Palermos. Autoritet italiane janë alarmuar sepse shqiptarët nga furnitorë të kanabisit janë bërë edhe trafikantët më të mëdhenj të kokainës, me qark të mbyllur, pra nga vendi origjinës në Amerikën Latine në Itali.

Ministri Minitti referon për operacionin “Oqeani” ku u arrestuan 18 persona, ku shqiptarët ishin 11 dhe italianët 7, në këtë mes italianët ishin pjesa logjistike e grupit që gjenin baza të fshehta dhe telefona të papërgjueshëm. Grupi kishte dy shefa, një italian dhe një shqiptar,që ishin specializuar në kanabis dhe heroinë. Shqipëria është Rruga Ballkanike e drogës për familjet mafioze italiane që tashmë janë infiltruar nga shqiptarë që po bëjnë karrierë brenda familjeve.



Në faqen numër 207 të raportit mbi Hetimet Antimafia, ministri Minitti vë në dukje, se kanabisi prodhohet në pjesën jugore të Shqipërisë dhe transportohet në Itali me gomone dhe avionë, por janë parë edhe anije që në afërsi të brigjeve italiane shkëmbejnë drogë me motorë me ujë. Përvoja e grupeve shqiptare në trafikimin e lëndëve narkotike ka bërë që të kalojë në Italia, jo vetëm kanabis, por edhe kokaina e heroina, armët dhe njerëzit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Cassie pozon me bikini, duket e ëmbël dhe seksi (Foto)
Previous article FOTO/ Elgit Doda dhe Klea Huta të pandashëm. Shfaqen bashkë edhe tek "Kënga Magjike 2017"

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT