Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi kërkon përjashtimin e Flamur Nokës. Ai iu është drejtuar me një kërkesë kryetarit të PD-së, Sali Berishës, ku thotë se Noka ka votuar për komunistët dhe firma e tij për kandidaturën e Marko Dajtit është e papranueshme.
“Në mbrojtje të statutit dhe imazhit të PDSH, sot iu drejtova strukturave drejtuese të saj më anë të një kërkese me shkrim për përjashtimin nga anëtarësia të deputetit të Partisë Fronti i Majtë, shokut Flamur Noka. Partia Fronti i Majtë si drejtues të saj ka shokun Marko Dajti, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të saj dhe e quan vetëm si trashëgimtarja e PPSH,” – shkruan ndër të tjera Elezi në Facebook.



