• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOKUMENTI/ I dha vetes leje për katin e 13-të, Basha pyeti vajzën e tezes së gruas në Bashki a ishte në konflikt interesi
Home
Politikë

DOKUMENTI/ I dha vetes leje për katin e 13-të, Basha pyeti vajzën e tezes së gruas në Bashki a ishte në konflikt interesi

22 December, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u përpoq dje që të justifikohej për lejen e dhënë vetes për të ndërtuar një kat shtesë në pallatin ku banonte në kohën kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, duke sjellë në vëmendje një kërkesë drejtuar Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Por, si erdhëm deri këtu?

Për të pasur krahët e mbrojtur teksa i jepte vetes një leje ndërtimi, Lulzim Basha ka pyetur fillimisht vajzën e tezes së bashkëshortes së tij, Lindita Dedëgjoni, e cila asokohe ishte Autoriteti Përgjegjës për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Bashkinë e Tiranës e drejtuar nga Basha, nëse është apo jo në konflikt interesi.

 

Vajza e tezes, pra Dedëgjoni, në pamundësi për të dhënë një përgjigje në favor të kushërirës dhe shefit të saj, i drejtohet ILDKPKI për të interpretuar ligjin, të shkruajtur e zeza mbi të bardhë, nëse është apo jo kryetari i bashkisë në konflikt interesi për t’i dhënë vetes një leje ndërtimi.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, i drejtohet Bashkisë së Tiranës, duke i cituar Kodin e Procedurave Administrative, se “Asnjë punonjës i organeve të administratës nuk mund të marrë pjesë në një proces vendimmarrës administrativ apo në lidhje kontrate ku administrata që ai përfaqëson është palë në rastet kur punonjësit ka ose dyshohet të ketë kushtet e mëposhtme:

a) Ka një interes personal direkt apo indirekt ne Çështjen në fjalë; b) bashkëshorti apo bashkëjetuesi ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë kanë një interes direkt apo indirekt ne Çështjen ne fjale;

Pra, sipas ligjit, Lulzim Basha ka qenë dy herë në konflikt interesi sepse ka pasur interesin personal direkt të tij dhe të bashkëshortes së tij.

Për t’iu provuar edhe më thjesht situatën e konfliktit të hapur të interesit, ILDKPKI i ka ilustruar një shembull konkret, se PO, Lulzim Basha ndodhet në kushtet e konfliktit të hapur të interesit.

Por, edhe me këtë shpjegim të qartë të institucionin përgjegjës për konfliktin e interesave, vajza e tezes dhe Lulzim Basha kanë vijuar me procedurat, duke i dhënë vetes një leje ndërtimi.

Gjithsesi, ka edhe një pyetje në gjithë këtë histori: A ka marrë ai miratimin e banoreve të tjerë të pallatit për të ngritur një kat shtesë, mbi tarracë, kur çdo banor është bashkëpronar i çdo pjese të përbashkët të ndërtesës?

Apo edhe në këtë rast, ka pajisur me leje ndërtimi veten e tij, në kundërshtim me përcaktimet e Kodit Civil?

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DASHURIA E RITA ORËS PËR KOSOVËN"/ Prestigjozja franceze artikull për artisten shqiptare (FOTO)
Previous article MILANI NË "EMERGJENCË"/ Givanni Branchini: Ajo që po bën Gattuso nuk ka kuptim (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

MASA "ARREST SHTËPIE"/ Ndalohet në Vërmicë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni Aktualitet

MASA "ARREST SHTËPIE"/ Ndalohet në Vërmicë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale Aktualitet

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT