• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOKUMENTI/ Gjyqtari pushon çështjen Tufa kundër Brahos për çështje procedurale! Avokati: Do e kallëzojmë për shpërdorim detyre
Home
Breaking News

DOKUMENTI/ Gjyqtari pushon çështjen Tufa kundër Brahos për çështje procedurale! Avokati: Do e kallëzojmë për shpërdorim detyre

24 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Gjyqtari i Tiranës Sokol Pasho ka pushuar çështjen për kallëzimin penal të Agron Tufës, kundër deputetit Spartak Braho për fyerje dhe shpifje ku kërkonte dëmshpërblim 250.000 leke. Me një vendim të marrë më 13 dhjetor të këtij viti, gjyqtari argumenton se nuk legjitimohet avokati për të përfaqësuar Agron Tufën në procesin gjyqësor ku Tufa është akuzues.

Gjyqtari argumenton se prokurora që i është dhënë avokatit Kujtim Cakrani por edhe Arjon Besimatj, është e tillë: “Agron Tufa u ka dhënë të drejtë dhe kompetencë të plotë që në emrin dhe për llogari time edhe në mungesë time të kryejnë veprimet e mëposhtme juridike, duke më përfaqësuar dhe mbrojtur në hetim e gjykim për cështjen penale për të cilën po hetohem”. Por gjyqtari Pasho argumenton se në këtë rast, Tufa është në cilësinë e akuzuesit , ndërsa kompetencat ia ka dhënë avokatëve lidhur me cështje penale për të cilat ai hetohet!.

Kështu, me vendimin e 13 dhjetorit, gjyqtari Pasho rrëzon padinë e bërë regjistruar në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës më datë 5 dhjetor për fyerje dhe shpifje në lidhje me një botim të Brahos në median e shtypit të shkruar.

Në një reagim për Report Tv, avokati Kujtim Cakrani tha se pasi të shqyrtojë vendimin, mund të kallëzojë penalisht gjyqtarin Sokol Pasho për shpërdorim detyre, pasi sipas tij ai nuk i ka thirrur palët për tu dëgjuar.

“Prisnin të thirreshim nga gjykata për t’u dëgjuar si palë. Gjyqtari pasho ka shkelur procedurën, pasi nuk ka thirrur palën përfaqësuese ku të dëgjohesha për pretendimiet tona. Ai ka vendosur në Dhomë Këshillimi ku ka marrë vendim për pushimin e cështjes, është e pabazuar në ligj. Vendimi i gjyqtarit jemi pasi dëgjon palët, as ne as zoti Braho nuk janë thirrur. Nëse gjyqtari do thoshte që unë nuk kam tagrin ligjor për të folur, aty mund të vendoste pushimin e çështjea. Arsyetim ka nxjerrë, që ka avokati nuk ka tagrat e përfaqësimit. Gjyqtari i cështjes më duket i njëanshëm, akoma nuk e kam studiuar mirë vendimin e tij por unë mendoj se jemi edhe përballë shpërdorimit të detyrës nga ana e gjyqtarit. Nëse e faktojmë këtë do të dorëzojmë kallëzim penal për shpërdorim detyre”, tha Cakrani.

Nga një vend i BE-së ku ka kërkuar azil politik, ish-drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Agron Tufa paditi në prokurori deputetin socialist Spartak Braho. Më 3 dhjetor Agron Tufa u largua drejt Zvicrës dhe dha dorëheqjen prej aty nga posti i Drejtorit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmi.

Në padinë ndaj Brahos përmend deklaratat e tij të bëra ndaj Tufës që i konsideron shpifje dhe fyerje.

“…nga i akuzuari shtetasi Spartak Braho, i cili me anë të një artikulli në gazetën ‘Dita’ me titull ‘Pasi vodhi iku si të parët e tij ballistë’ të datës 4 dhjetor 2019 ka ‘fyer’ dhe ‘shpifur’ në forma të ndryshme si: ‘Hajdut e mashtrues i neveritshëm’, ‘njeri ordiner’ dhe ‘bëmat e ndyra të këtij njeriu’ si ‘vjedhjet e institucionit që drejtonte’, ‘abuzimet me paratë e taksapaguesve shqiptarë’ e ‘plagjiaturë në universitet’. Të tjera fyerje dhe shpifje pasojnë; ‘Ai (Tufa) iku i ngopur me lekët e shtetit dhe të kuvendit, tek të parët e tij që ikën si minj’ dhe ‘pavarësisht se zullumet e tij nuk kanë të sosur…për hajdutllëqet e tij’, ‘hajdut me vese tejet të rrezikshme shoqërore’, ‘milionat e qeverisë nuk i munguan dhe me siguri ka marrë me vete andej nga ka shkuar’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERRET VENDIMI! Ja me sa lekë do shpërblehen pensionistët për fundvit
Previous article ASTRIT PATOZI/ Shiko Kosovën sot, për të kuptuar shqipërinë nesër!

k.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT