• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOKUMENTI/ Akuzoi se projekti për unazën u dhurua, Basha përdori të njëjtën praktikë në 2012
Home
Politikë

DOKUMENTI/ Akuzoi se projekti për unazën u dhurua, Basha përdori të njëjtën praktikë në 2012

26 November, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Në deklarimet e tij publike, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi Autoritetin Rrugor Shqiptar se po zbaton një projekt investimi të dhuruar për Unazën e Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja. Sipas Bashës, ky ishte një skandal dhe se projektin e kishte bërë një studio private e cila e kishte dhuruar vet atë Autoritetit Rrugor.

Cila është e vërteta? Procedura për hartimin e projektit, nga ana e ARRSH-së është realizuar duke ndjekur hapat si më poshtë:

1. Me shkresën nr. 3792 prot dt. 25.01.2018 – Bashkia Tiranë i drejtohet ARRSH-së mbi mundësimin e hartimit të projektit për rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi i Shkollës Teknologjike – Rrethrrotullimi – Doganës, si pjesë e Unazës 5 (Unaza e Madhe e Tiranës)”.

2. Në kuadër të plotësimit të detyrave të saj, me Urdhrin nr. 51 dt. 13.04.2018 të Drejtorit të Përgjithshëm u ngrit grupi i punës për hartimin e detyrës së projektimit, për këtë projekt.

3. Me Vendimin e Këshillit Teknik të ARRSH-së nr. 15. dt. 20.04.2018 u miratuan Termat e Referencës (detyra e projektimit) me nr. 3287/1 prot dt, 20.05.2018, të hartuar nga ky grup.

4. Me shkresën nr. 3625 prot dt. 30.04.2018 me lëndë “Ftesë për bashkëpunim”, nga ana e ARRSH-së, mbi bazën e përvojës së suksesshme të bashkëpunimit dhe profesionalizmit të konsulenteve ka ftuar për bashkëpunim tre shoqëri konsulentë.

5. Me shkresën nr. 3625/1 prot dt. 02.05.2018 – këtij bashkëpunimi i është përgjigjur pozitivisht vetëm shoqëria konsulente “AVE consulting” sh.p.k., e cila merr përsipër realizimin e këtij projekti sipas termave të referencës të hartuara e të miratuara.

Siç parashikohet qartësisht në dokumente, e gjithë procedura dhe administrimi i projektit nga studio në fjalë është në përputhje me përcaktimet ligjore.

Paradoksale e bën këtë akuzë të kreut të opozitës Lulzim Basha fakti që segmenti “Komuna e Parisit – Shkolla Teknologjike” është ndërtuar pikërisht bazuar mbi një projekt të dhuruar nga studio “Sphaera sh.p.k” për Bashkinë e Tiranës në kohën kur ky institucion drejtohej prej vet Bashës.

Bashkëlidhur gjeni dy shkresa që studio “Sphaera” sh.p.k. i dërgon Bashkisë së Tiranës projektin dhuratë. Këtë projekt, Bashkia e drejtuar nga Lulzim Basha e ka miratuar në Këshillin Teknik të vet këtij institucioni i cili në fakt nuk ka as përgatitjen teknike për vepra të tilla infrastrukturore.

I njëjti rast tanimë ndodh me segmentin “Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja”, ku bëhet një ftesë e hapur publike dhe projekti vjen si dhuratë e studios “AVE consulting” sh.p.k. Ky projekt, ndryshe nga koha e Bashës, shqyrtohet dhe miratohet pasi kalon filtrin profesional të Këshillit Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Në kohën kur vet Basha ndërtonte një pjesë të Unazës së Madhe me projekt të dhuruar nga studio projektimi private kjo ishte një normalitet. Sot që zbatohet e njëjta praktikë, sipas tij është një skandal dhe përbën një aferë korruptive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO KISHA LINDUR DHE VDEKUR PAFUND"/ Adelina Ismaili i bën dedikim romantik për ditëlindjen bashkëshortit (FOTO)
Previous article GJENDET "SOZIA" E INZAGHIT/ Ja lojtari i ri që ka “lindur” pozicion jashtë loje

F.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE/ Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren në Tiranë, në telefonin e së miturës u gjetën video të rënda të... Aktualitet

SHOKUESE/ Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren në Tiranë, në telefonin e së miturës u gjetën video të rënda të...

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT