• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dokumentet e pronësisë, drejtuesit e institucioneve zbresin në Himarë
Home
Sociale

Dokumentet e pronësisë, drejtuesit e institucioneve zbresin në Himarë

27 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkisë së Himarës, Hipotekës së Vlorës dhe ALUIZNI-t ishin në Himarë në kuadër të procesit të bisedimit me banorët që pretendojnë titujt e pronësisë në objektet që preken nga projekti i rikualifikimit urban. Në përfundim të takimit me disa prej banorëve, kryebashkiaku Jorgo Goro deklaroi se strukturat shtetërore po bashkëpunojnë në kuadër të rishikimit të të gjithë dokumentacionit për pronarët që preken nga ndërhyrja që do të bëhet për rikualifikimin urban.

“Patëm një takim me qytetarët, takim i cili do të vazhdojë gjatë gjithë javës. Ditën e enjte që vjen do të ketë prapë takim më intensiv. Ne si bashki, gjithë struktura jonë, është e angazhuar dhe është në dispozicion të qytetarëve, për t’i orientuar se çfarë dokumentacioni do të kenë ata në mënyrë që ky projekt shumë i rëndësishëm për bashkinë tonë por dhe për vet qytetarët të finalizohet me sukses në interes të tyrin dhe në interesin e përgjithshëm”, theksoi Goro. I pranishëm në terren ishte edhe zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli sipas të cilit Himara, sikurse e gjithë zona rreth e rrotull, është më e vonuar përsa i përket hedhjes në sistem të të dhënave për tokën.

“Është menduar nga qeveria shqiptare, me mbështetjen e pushtetit lokal, që ky projekt për rikualifikimin urban të shërbejë edhe si një projekt pilot për regjistrimin e pronave të njerëzve që kanë pretendime. Bëj një apel të fundit në mënyrë që sot një javë të jenë në dispozicion të këtyre pretendentëve për prona të cilët kanë dokumentet. T’i paraqisni këto dokumente të enjten tjetër në mjediset që do të vërë në dispozicion bashkia. Një gjë është e qartë dhe e sigurt që ky projekt do të vazhdojë dhe nuk ka kthim prapa të projektit”, nënvizoi Shkreli.

Ai garantoi qytetarët e Himarës se qeveria shqiptare i ka marrë të gjitha masat, ka nxjerrë dhe fondin e dëmshpërblimit duke llogaritur sikur të gjithë pronarët do të hipotekojnë pronat e tyre. “Këto do ti marrin padyshim ata që do ta çojnë procesin deri në fund. Projekti do të vazhdojë në atë formë që është miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit i cili në vetvete ka marrë parasysh edhe sugjerimet që kanë ardhur nga konsultimet me publikun dhe aktorët që preken ose ndihmohen nga ky projekt”, insistoi Shkreli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si po transformohet Amfiteatri te kodrat e Parkut të Liqenit(foto)
Previous article Sulmi ndaj ish-zyrtarit të shëndetësisë, motra e reperit mohon kategorikisht lajmin

Redaktor2

Postime të ngjashme

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh Aktualitet

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh

E RËNDË/ Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë Aktualitet

E RËNDË/ Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

ME 78 VOTA PRO/ Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik Aktualitet

ME 78 VOTA PRO/ Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT