Jepet masa “arrest me burg” për Artan Hasanin dhe të tjerët pasi falsifikonin dokumenta për në BE dhe Kanada.
Të shtunën u godit grupi kriminal me 16 anëtarë në disa qytete, në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe favorizimit të migracionit të paligjshëm.
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Drejtoria Vendore e Policisë Fier në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, kanë realizuar goditjen e një tjeter grupi kriminal me 16 anetarë në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm.
Pas një hetimi disa mujor të kryer nga strukturat e Task Forcës në Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Prokurorisë Fier, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë i mundur të finalizohet me sukses operacionin policor i koduar “PAGESA E FUNDIT”.