Dy përfaqësuesit ligjor të Saimir Tahirit, prof, dr. Maksim Haxhia dhe avokat Artan Hajdari i kanë dorëzuar një kërkesë Prokurorisë së Krimeve të Rënda me drejtues Besim Hajdarmataj.
“Kërkojmë të thirremi në një kohë sa më të shkurtër për të dhënë deklarime, si dhe për t’u marrë në pyetje dhe dhënë shpjegime për çdo fakt që nga ana e organit të akuzës do çmohet i vlefshëm dhe në ndihmë të hetimit”, thuhet në kërkesën e dy avokatëve, raporton neësbomb.al.
“Gjithashtu, në referim të pikës e nenit 34/ a kërkojmë të njihemi me materialet e çështjen së procedimit penal me nr 1234 të vitit 2016, 164 të vitit 2017 dhe 213 të vitit 2017 si një e drejtë ligjore duke mos u cënuar parimi i barazisë së armëve dhe sigurisë juridike”, thuhet më tej në kërkesën e Maksim Haxhisë dhe Artan Hajdarit.
KËRKESA E PLOTË:




