• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DOJA TA VRISJA, TË MERRJA HAK”/ Henrik Hoxha dëshmon te “Plumbi i artë”: Me Ismet Boriçin nisi me një “Pse më sheh”
Home
Breaking News

“DOJA TA VRISJA, TË MERRJA HAK”/ Henrik Hoxha dëshmon te “Plumbi i artë”: Me Ismet Boriçin nisi me një “Pse më sheh”

5 February, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen “Plumbi i artë” vijoi këtë të enjte dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme.

I pandehuri rrëfeu konfliktin me Ismet Boriçin, që kishte pasur si zanafillë një përplasje të një miku të tij me vëllezërit Boriçi në 1999-2000.

Hoxha: Arsyeja ka filluar në vitin 2004, kur unë duke ikur për në shtëpi jam plagosur me 3 plumba. Ismet Boriçi i ka plagosur vëllain Viron Kallanxhiut, shokut tim të fëmijërisë, që tani është në burg.

Boriçët janë fis i madh. U krijua një situatë kot, pa lidhje, “pse më sheh”. Ai nxori armën, unë ia kapa armën te tyta. Ai më qëlloi. Unë ika me vrap, aty më mori dikush.

Unë rrija me këtë shokun tim, më shkoi mendja mua që kishte lidhje me shokun tim që më qëlloi, se unë me njeri tjetër nuk kisha probleme. E dija historinë e Vironit me Boriçin. Vironi kishte ndërmarrë një veprim ndaj tij, e kishte goditur Ismetin në ’99 në Itali.

Unë doja ta mbaroja punë me të. Ta mbaroja punë, ta vrisja pra… ç’a ta qirasja? Ai më gjuajti mua.

Në 2018 kisha marrë një makinë Renault të vjedhur dhe një pistoletë Glock. I kam thënë muhabetet edhe Skerdit, ai ishte në dijeni pak a shumë të muhabeteve. Ra dakord, bëmë gjërat gati, e prisnim. 3–4 herë gjatë ditës bënim nga një xhiro rreth pronës së tij për ta parë. I kemi parë me mjetin tonë vëllezërit. Skerdi goditi nga brenda, por i ngeci arma. Ata na pikasën se makina jonë ishte me xhama të zinj. Plumbat kur prekin xhamin ngecin dhe këta si përfundim vetëm u gërvishtën pak.

Qëllimi im ishte të merrja hak për plagosjen që më bënë. Me Vironin nuk bisedova asgjë. Nuk ka qenë fare Vironi në dijeni.

Renato Çamin e njoh si person, si emër. Personalisht nuk e njoh. Vironin e kam shok të ngushtë sot e kësaj dite. Atë djalin që thua ti, nuk e kam takuar.

Unë kam goditur nga timoni me pistoletë, Skerdi me automatik nga vendi i pasagjerit. Ne armët i kishim në makinë. Ne i kishim armët gjithmonë me vete te mjeti i goditjes, Renault-in, që kur t’i shikonim të godisnim direkt. Jo ‘e pashë edhe mos ta godas’.

Kishim gjetur një palë targa greke, i kishte gjetur Skerdi. Makinën e pashë në gazetë. Qëllimi i marrjes së targave ishte që mjeti të mos lëvizte pa targa.

Prokurori Behar Dibra: Vendndodhja pak a shumë ku i goditët.

Ky ka një lokal te gjimnazi i ri, kanë një shtëpi trekatëshe. Ishin ulur në tavolinë, vetëm. Brenda nuk e di kush ishte, ndoshta kishte njerëz. Ata e nuhatën, mjeti jonë ishte me xhama të zinj, me targa të huaja. Tani ata me probleme janë edhe mua, po të më dalë para një makinë, do iki.

Skerdi qëlloi me 2 plumba dhe pastaj iu bllokua arma. Pastaj ata u futën në lokal dhe ikën në shtëpi. Nuk dolëm nga makina. Armët i kemi pasur në shtëpi, kanë mbetur aty.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYFISHOHET ÇMIMI/ Toka bujqësore në rrethinat e Tiranës kushton deri në 100 euro/m², rreth 70 herë mbi mesataren e BE
Previous article ÇFARË NDODHI? Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi paraqitet në SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT