Në fund të janarit 2018 një ngjarje tronditi qytetin e Vlorës dhe jo vetëm. Nënë e bir digjen të gjallë në shtëpi. Nga raportimet e atëhershme u deklarua “për zjarr në një banesë në Vlorë, që i mori jetën në gjumë një gruaje 73 vjeçe dhe djalit të saj 40 vjeçar. Më vonë policia zbuloi se viktimat ishin vrarë. Ky krim mbetet ende pa autor.“ Fillimisht u raportua dhe u dyshua për një zjarrëvënie, por në fakt nuk rezultoi ashtu.
Sot policia bëri me dije se njëri nga autorët e krimit është vetë bashkëshorja e viktimës, Olsi Hoxhallari.
Kur gjurmët e krimit janë pak metra larg derës së shtëpisë, Hysnia, nusja e 40 vjeccarit kujton natën e fundit. Pak përpara se të ndodhte tragjedia ajo thotë se doli nga kjo dhomë për të vënë djalin në gjumë.
“Atje në atë dhomë rrinim, unë u çova dhe shkova në shtëpi të vija djalin në gjumë. Kur ndjeva pashe që Olsi nuk ndodhej në krevat ata rrinin deri vone shikonin televizor ishte errësirë, dola hapa derën nuk hapej”, – është shprehur në deklaratat e mëparshme Hysnie Hoxhallari, bashkëshortja e Olsit.
Por në ditën e sotme, është zbuluar edhe autorja e ngjarjes. E cila është vetë autorja e ngjarjes.
Pëtgatiti: AlpeNews.al



