• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOGJI 400 RRËNJË ULLINJ/ Kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit 54-vjeçari në Mallakastër
Home
Aktualitet
Kronikë

DOGJI 400 RRËNJË ULLINJ/ Kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit 54-vjeçari në Mallakastër

4 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shtetit, pasi është kapur në flagrancë pranë vatrës së zjarrit që dyshohet se e kishte ndezur vetë, duke shkaktuar dëme të rënda mjedisore dhe materiale. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë shkrumbuar rreth 400 pemë ulliri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Vidhit” kishte rënë zjarr dhe po digjeshin dhjetëra pemë ulliri, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Ndërhyrja e tyre u organizua në mbështetje të forcave zjarrfikëse për vënien e flakëve nën kontroll, si dhe për kryerjen e veprimeve të shpejta hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Gjatë krehjes së zonës, pranë vetë vatrës së zjarrit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar shtetasin A. Xh., 54 vjeç, banues në Ballsh, i cili dyshohet se kishte ndezur zjarrin.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij komisariati arrestuan në flagrancë 54-vjeçarin për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin
Previous article REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË KUFIRIN SHQIPËRI-GREQI/ Humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili Aktualitet

TRAGJEDI NË KUFIRIN SHQIPËRI-GREQI/ Humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili

AKSIDENT NË LEZHË-MILOT/ Humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës Aktualitet

AKSIDENT NË LEZHË-MILOT/ Humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës

ZJARR NË RRIBAN TË MALLAKASTRËS/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë Aktualitet

ZJARR NË RRIBAN TË MALLAKASTRËS/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT