Shiroka një nga perlat turistike të Shkodrës me bukuri të shumta natyrore. E gjendur vetëm katër kilometra larg qytetit të Shkodrës, në bregun e Liqenit të Shkodrës.
Hijeshia dhe bukuria e liqenit të Shkodrës e bën këtë vend të veçantë dhe me vlera të shumta.
Në Shirokë ka shumë për të parë dhe vizituuar këtë verë, si dhe një destinacion perfekt për të kaluar disa ditë pushimi. Shiroka ndryshe quhet edhe si “dopsia” e shkodranëve pasi ka vlera të mëdha natyrore dhe turistike.