• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ ÇAPJAS/ Si e vëzhgonte SNAJPERI prej kohësh nga kodra përballë, dalin PAMJET
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NDAJ ÇAPJAS/ Si e vëzhgonte SNAJPERI prej kohësh nga kodra përballë, dalin PAMJET

9 June, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ardjan Çapja, 55-vjeçari i qëlluar me snajper mëngjesin e së hënës, vëzhgohej prej kohësh. Hetuesit dyshojnë se lëvizjet e familjes Çapja bëheshin nga një ndërtesë e pabanuar në hyrje të Krastës, ndërsa kanë arritur të përcaktojnë dhe vendin se nga ku është qëlluar 55-vjeçari.

Në ndërtesën e pabanuar dykatëshe në hyrje të Krastës policia ka gjetur disa prova të cilat ngrenë dyshime për vëzhgimin e lëvizjeve të familjes Çapja.

Në ndërtesë janë gjetur bishta cigaresh, por edhe një zonë e cila ishte pastruar dhe vendosur disa tulla. Fillimisht u mendua se qitja mund të ishte bërë në këtë pikë, por më pas nga hetimet rezultoi se është bërë në një tjetër vendndodhje.

Prokuroria mendon se snajperi ka qëlluar pikërisht në këtë pikë në hyrje të kodrës së Krastës. Zona është e lartë, ndërsa ka fushëpamje të rrugës, në të cilën mendohet se ka dalë Ardian Çapja nga vila për në biznesin në pronësi të tij. Dyshohet se arma e kalibrit të lartë ka qenë e fiksuar në makinën, e cila dyshohet e vjedhur.

Ekspertët mendojnë se atentatori është i mirëpërgatitur si forcat komando apo ato RENEA, ndërsa ka llogaritur dhe shpejtësinë e erës, por ka gabuar vetëm në një detaj, atë të rrymave ajrore që shkakton gryka e Krastës.

Kjo ka rezultuar në goditjen e objektivit në shenjë, por jo duke e eliminuar atë. Nga ana tjetër, policia ka të dhëna se pranë vendit ku mendohet se është qëlluar me snajper është gjetur një xhup edhe një maskë, por të cilat janë marrë nga persona ende të paidentifikuar.

Në të gjithë zonën janë sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar, ndonëse u shoqëruan mbi 20 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRONIA E KRESHNIK SPAHIUT/ A do dilni prapë në miting për Metën? Edhe parlamentin e "shpërndau", edhe kushtetutën e "mbrojti"
Previous article DESTINACIONI I I DITËS/ Shiroka ose "dobësia e shkodranëve" (PAMJET)

F.autor

Postime të ngjashme

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT