• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO VRITESHIN DY PERSONA”/ Artan Hoxha zbardh dy “shënjestrat” e atentatit: Njëri njihej si Olti…
Home
Breaking News

“DO VRITESHIN DY PERSONA”/ Artan Hoxha zbardh dy “shënjestrat” e atentatit: Njëri njihej si Olti…

21 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga operacioni i zhvilluar në Elbasan ku u vunë në pranga dy persona, Rigers Spahiu dhe Luis Gaxhi, që akuzohen se po planifikonin një atentat.

Hoxha tha se njëri nga objektivat e tyre ishte personi që donte të vriste i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ditën që u plagos, Elton Kila (i thirrur Oti), kurse tjetri Abedin Mama që njihet ndryshe si Dine Çami.

Ngjarja në Tiranë mbuloi operacionin në Elbasan. Kjo është në vazhdën e ngjarjeve që kemi nxjerrë te vrasjet me pagesë, që janë kthyer vrasësit në të pënduar. Policia e Elbasanit ka arrestuar një person që duhet të ishte në arrest shtëpie. Policia e ka gjetur në rruge dhe i ka bërë kontroll, i kanë gjetur gjysmë kile heroinë. I kanë marrë celularët dhe kanë gjetur lidhjet e një grupi personash, mes tyre Rigers Spahiu dhe Luis Gaxhi. Në banesën e Luis Gaxhit, janë gjetur 4 automatikë, tre pistoleta me silenciator, mina të telekomanduar dhe sasi eksplozivi. Policia ka ndërhyrë shpejt, sepse nga të dhënat që kanë marrë nga celulari, kanë zbuluar se në Elbasan po përgatiteshin dy vrasje. Njëri nga personat që do të vritej, është personi që donte të vriste Dumani ditën që u plagos. Personi tjetër objektiv për tu vrarë, Abedin Mama, ose Dine Cami, person në kërkim. Ky grup, njëri është vëllai i Arjan Spahiut, ekzekutuar në Bruksel. Tjetri është miku i ngushtë i tij. Tjetri djali i hallës. Janë pjesë e grupit të Erion Alibej. Policia ësht detyruar të veprojë shpejtë për të shpëtuar këta të tjerët. Javën e kaluar policia gjeti po një bazë tjetër në zonën e Belshit,”- tha Hoxha.

Sot, drejtori i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa doli në një konferencë për mediat njoftoi arrestimin e Gaxhit dhe zbulimin e bazës së armëve që shërbente si një vend ku merreshin armët për përdorimin e ekzekutimeve të bujshme. Po ashtu, bashkë me Gaxhin, policia bëri me dije se është arrestuar edhe Rigers Spahiu, vëllai i Arjan Spahiut, i vrarë më 27 nëntor 2020. Ai akuzohet se e ka ndihmuar Gaxhin. Gaxhi akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , “Mbajtja dhe prodhimi i armëve luftarake në sasi të mëdha” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, kurse Spahiu për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO ISHTE KATASTROFË..."/ Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet të shkatërrojë digën në Kherson
Previous article PAMJET/ Aksident në Lezhë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT