Kandidati për deputet i PD në Tiranë, Flamur Noka komentoi në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus” deklaratën e Drejtuesit Politik të PD në Dibër, Xhelal Mziu për mbrojtjen e votës.
Para qytetarëve, Mziu tha se çdokush i dyshuar për blerjen e votës, do ta pësojë si Pjerin Xhuvani në Elbasan. Duke bërë thirrje për qetësi, Noka tha se me votën nuk luhet.
“Ne kemi bërë vazhdimisht thirrje për qetësi. Te vota nuk luhet, vota është i vetmi pushtet që ka qytetari, kur ja përdhunon atë të drejtë, ti e ke përdhunuar qytetarin. Opozita është e përgatitur që qytetarëve t’u garantojë që e diela do të jetë një ditë feste, ku ndryshimi do të dominojë në këtë vend. Qytetarët të derdhen lumë drejt kutive të votimit kundër atyre që i kanë dhunuar, mashtruar, të japin verdiktin e tyre.”
Fajin për këtë situatë ai e hedh te mazhoranca, që sipas tij, po cenon votën e lirë të qytetarëve.


