• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DO TRAFIKONIN DREJT MAQEDONISË 38 KILOGRAM KOKAINË/ 2 të arrestuar në Pogradec, 1 në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

DO TRAFIKONIN DREJT MAQEDONISË 38 KILOGRAM KOKAINË/ 2 të arrestuar në Pogradec, 1 në kërkim

15 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në vijim të operacionit “Hudënishti” ka shkuar në 4 numri i të arrestuarve. Sot janë kapur Orestis Spirollari dhe Kleanth Dokollari.

Në liqenin e Pogradecit, u konstatua një mjet lundrues tip skaf, me të cilin po trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut, një sasi prej 38 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me skafin, një gomone, një automjet tip “Benz”, si edhe sende të tjera që​ kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Hudënishti”.

Operacioni i zhvilluar pas një hetimi 4-mujor, si rezultat i bashkëpunimit midis Komisariatit të Policisë Pogradec, Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve.

Shkon në 4 numri i të arrestuarve, 4 i atyre të shpallur në kërkim dhe 1 i proceduar penalisht.

Sekuestrohen 38 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Hudënishti”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, të finalizuar më datë 07.08.2021, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, 3 të tjerë u shpallën në kërkim dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila do të trafikohej jashtë vendit, ka vijuar puna me hetime të thelluara për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar nga strukturat e lartpërmendura, u bë e mundur ndalimi i shtetasve O. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, K. D., 22 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, u shpall në kërkim shtetasi L. Sh., 20 vjeç banues në Hudënisht dhe u procedua penalisht për​ veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasja E. H., 31 vjeçe, banuese në Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht dhe Komisariatit të Policisë Pogradec, në liqenin e Pogradecit, u konstatua një mjet lundrues tip skaf, me të cilin autorët e dyshuar, po trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut, një sasi prej 38 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me skafin, një gomone, një automjet tip “Benz”, si edhe sende të tjera që​ kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

 

Sondazhi i ditës:
Rama e Kurti nuk bien dakord për Open Balkan edhe në prani të Merkel, sipas jush kush ka të drejtë?
Rama Kurti Nuk e di
KomentoLajme të tjeraAktualitet
Ndihen tre lëkundje tërmetesh të njëpasnjëshme në Koplik, më i fuqishmi 4 ballë
15 Shtator, 08:40Aktualitet
Bllokohen sërish punonjësit sezonalë në pikën e kalimit Han i Hotit, u kërkohet vaksinë ose tampon, punëtorët: Ne shkojmë për bukën e gojës, këto kërkojnë test që kushton 23 €
15 Shtator, 07:35Aktualitet
Verë në shtator, temperaturat vijojnë që të rriten, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
15 Shtator, 07:16Aktualitet
Turistët “pushtojnë” Shqipërinë në korrik-gusht, rriten 15% pasagjerët me charter; Kryesojnë polakët, ukrainasit dhe arabët
15 Shtator, 02:18Aktualitet
Vijon përfshirja e flakëve pyjore në Elbasan
14 Shtator, 23:29Aktualitet
BE 5.7 mln euro për regjistrimin dixhital të pronave, reagon Yuri Kim: Zgjidhja e të drejtave të pronësisë, do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh
14 Shtator, 21:16

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MORI ME QERA RULON NË SPANJË, DO E SHISTE NË.../ Ndalohet në Gjirokastër 36-vjeçari italian (FOTO)
Previous article TRE LËKUNDJE TËRMETI NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT/ Ja ku ishte epiqendra dhe magnituda e tyre

s.autor

Postime të ngjashme

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

GJENDET KOKAINË NË BURGUN 313/ Ishte fshehur në ushqime Aktualitet

GJENDET KOKAINË NË BURGUN 313/ Ishte fshehur në ushqime

FLUKS NË DALJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë Aktualitet

FLUKS NË DALJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT