• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO T’JU KRYQËZOJ”/ Kush është shqiptari që kërcënoi me vrasjen e policëve në New York
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO T’JU KRYQËZOJ”/ Kush është shqiptari që kërcënoi me vrasjen e policëve në New York

18 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Autoritetet amerikane kanë vënë në pranga një të ri shqiptar, i cili akuzohet se ka bërë kërcënime para ditës ku zhvillohet Parada e Shën Patrikut në qytetin Yonkers në New York. Ridon Kola akuzohet se ka kërcënuar me vrasjen e oficerëve të pranishëm dhe kryebashkiakut në paradë.

“Kjo është ajo që terroristët duan të bëjnë. Duan t’ju terrorizojnë mendimet dhe t’ju bëjnë të keni frikë”, tha kryebashkiaku Mike Spano.

Një hetim zbuloi kërcënime shqetësuese të Kolës në rrjetet sociale. Sipas mediave amerikane, Kola dyshohet se ka shprehur mbështetje për ISIS dhe ekstremizmin radikal islam.

FBI-ja shprehet se ai i ka dërguar një mesazh direkt Policisë së Yonkers, ku shkruante: Do të kryqëzoj policët e Yonkers dhe shefat e tyre përgjatë rrugës McLean. Do të jetë një skenë tmerri… Allahu Ekberr.

32-vjeçari jeton pranë rrugës ku zhvillohet parada. Për këto mesazhe ai ishte pyetur edhe në të shkuarën nga autoritetet. Por këtë herë, Task Forca kundër Terrorizmit në FBI dhe Policinë e New York-ut e vunë në pranga.

Prokurori amerikan tha se këtë muaj, Kola lavdëroi Sayfullo Saipov, duke e quajtur vëlla. Saipov ndodhet në burg përjetë sepse përdori një kamion për të shtypur 8 persona dhe plagosi disa të tjerë.

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka bërë publike disa detaje nga hetimi ndaj Kolës. Më 9 Nëntor 2021 Kola ka dërguar një mesazh në Departamentin e Policisë së Yonkers ku shkruante në shqip: Do t’ju masakroj vajza të vogla.

Më 5 Dhjetor 2021 ai ka dërguar sërish mesazh. “Duke nisur nga nesër do të filloj të vras oficerët tuaj. Thjesht për ta ditur kush e bën, jam Ridon Kola, gjak shqiptari”, thoshte ai.

Ndërkohë ai ka vijuar me postimet dhe më 12 Mars 2023 ka postuar një fotografi me një sëpatë në dorë ku shkruante në shqip: Ejani tradhtarë, po ju pres.

“Do t’ju kryqëzoj”, kush është shqiptari

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I KEQ PËR EMIGRANTËT SHQIPTARË? Suella Braverman e vendosur, gati të firmosë marrëveshjen për...
Previous article TAKIMI PRISHTINË-BEOGRAD NË OHËR/ Albin Kurti merr 'bekimin' e Ali Ahmetit! Vuçiç: Do ruajmë Serbinë e plotë...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia Aktualitet

DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia

E FRIKSHME/ Shpërthen depozita e karburantit EiDA në zonën e Brrylit, shembet godina 1 katëshe pranë saj Aktualitet

E FRIKSHME/ Shpërthen depozita e karburantit EiDA në zonën e Brrylit, shembet godina 1 katëshe pranë saj

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT