• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO T’IU JAP PARA PËR PUSHIME”/ Basha premtim shqiptarëve nga vila në Gjirin e Lalzit: S’po bëni dot plazh, plani im ekonomik do t’i japë subvensione…
Home
Politikë

“DO T’IU JAP PARA PËR PUSHIME”/ Basha premtim shqiptarëve nga vila në Gjirin e Lalzit: S’po bëni dot plazh, plani im ekonomik do t’i japë subvensione…

8 August, 2020 s.autor Politikë

Lulzim Basha publikoi në Facebook disa pamje të plazheve të boshatisur, ku sipas tij shqiptarët nuk po shkojnë dot në plazh se janë të varfër.

Sipas kreut të PD, turizmi është sot dega më e goditur nga kriza dhe pandemia.

Kreu i PD premton se sapo qeveria “Basha” të vijë në pushtet shqiptarët do të shkojnë më shumë në plazh.

Ndërkohë që flet për të pamundurit, le të kujtojmë raportimet e ditëve të fundit ku  lideri i opozitës është bërë pronar i vilave në Gjirin e Lalzit dhe Hamallaj përgjatë vijës bregdetare.

Mesazhi i Bashës:

Në këto ditë të verës, më shumë se gjysma e shqiptarëve e kanë të pamundur të pushojnë me fëmijët e tyre pas disa muajsh shumë të vështirë.

Ndonëse përbën 22% të ekonomisë shqiptare, turizmi është sot dega më e goditur nga kriza dhe pandemia.

100 mijë punonjës në këtë sektor dhe mbi 200 mijë të tjerë të lidhur me të, rrezikojnë punën dhe mbijetesën e tyre dhe të familjeve.

Si pasojë e dritëshkurtësisë së qeverisë Rama dhe premtimeve të pambajtura për t’i ardhur në ndihmë, këtë verë turizmi shqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe.

Propozimet tona për daljen nga kriza, e kanë turizmin prioritet që duhet mbështetur me likuiditete të mjaftueshme për të qenë në funksion të plotë.

Një qeveri e përgjegjshme duhet të subvenciononte konsumin e qytetarëve dhe të injektonte para përmes masave konkrete mbështetëse.

Shqiptarët, por edhe bizneset turistike kanë nevojë për masa dhe ndihmë konkrete që të kenë mundësi të çojnë fëmijët në plazhe apo male, dhe që biznesi i turizmit të funksionojë.

Industria turistike nuk mund të ecë përpara me video propagande të plazheve që sot janë thuajse të boshatisur. Premtimet boshe mbeten vetëm fjalë dhe propagandë nga e cila nuk përfiton askush.

PD po punon me ekspertët më të mirë për një plan ekonomik që do t’i vijë në ndihmë turizmit dhe gjithë ekonomisë. Ne do t’i japim fund favorizimeve fiskale për 5 individë, ndërkohë që mbi 95% e operatorëve të tregut rrezikojnë falimentimin.

Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të shijojnë bukuritë natyrore, plazhet dhe pasuritë e tjera të Shqipërisë. Me resurset e saj turistike, Shqipëria ka nevojë dhe do të ketë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze, me plan konkret zhvillimi që do të rrisë numrin e të punësuarve dhe do t’i kthejë frymëmarrjen ekonomisë dhe gjithë vendit. #ditemetemira

Vila në Hamallaj

Vila në Gjirin e Lalzit

Vila në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO LIDHTE INTERNETIN/ 40-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike, dërgohet me urgjencë në spital
Previous article NGJARJA QË SHOKOI SHQIPËRINË/ Flet fqinja: Ai fliste për Satanai para se t’i bënte nënës ato që ndodhën (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin Politikë

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së Breaking News

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi Politikë

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT