Deputeti Agron Gjekmarkaj, e quan aspak serioze ofertën e kryeministrit Rama që opozita të dalë me propozime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, Gjekmarkaj tha se opozita ka rënë në grackën e Ramës, pasi ai mund të marrë listën me propozime dhe t’i tallë figurat, njëjtë siç bëri gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar, ku nxorri fotot e deputetëve demokratë.
Agron Gjekmarkaj: Nuk është e lehtë të flasësh duke pasus parasysh realitetin e opozitës. Do ishte mirë që opozita të kishte një kandidat të vetëm.
Situata nuk është ndër me të mirat. Mund të pohoj si dëshmitar i tërhequr, nuk më duket se ka pasur një vullnet tek grupet e opozitës për të shkuar drejt një konsensi.
Grupimet e tjera, Alibeaj është në opozitë të vështirë, i thonë i shitur, është dhe kjo trysni. Zoti Alibeaj mund të kishte treguar më tepër vullnet për të tërhequr ata që janë drejtuar drejt foltores.
Kemi rënë në grackën retorikë të kryeministrit dhe të lojës së tij. Ai thotë sillni emrat dhe fillon e qesh pastaj, ky i ka vesh të gjatë, ky s’më pëlqen se është kaçurrel.


