• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO THERRASIM NJË…”/ Veliaj: Dhjetori do të jetë muaji i punësimit për të prekurit nga tërmeti (VIDEO)
Home
Politikë

“DO THERRASIM NJË…”/ Veliaj: Dhjetori do të jetë muaji i punësimit për të prekurit nga tërmeti (VIDEO)

8 December, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë bizneseve që në prag të festave të fundvitit t’u ofrojnë mundësinë e punësimit të gjithë atyre të prekurve nga tërmeti. Duke folur gjatë takimit falënderues me të gjithë punonjësit socialë dhe vullnetarët për ndihmën e pakrahasueshme që dhanë në këto ditë të vështira, Veliaj theksoi se ky dhjetor do të jetë edhe një muaj  punësimi.

“Dua të thërrasim një konferencë të të gjithë bizneseve kryesore  të Tiranës dhe ti themi, dhurata që ju do ti bëni këtij qyteti për Vit të Ri edhe për Krishtlindje është punësimi i “x” njerëzve. Pra ne duhet të japim tani edhe listën e njerëzve në fshat dhe në qytet që ju ra tavani, që u ra shtëpia, që e kanë shtëpinë e pabanueshme. Nëse ne arrijmë ta kthejmë këtë krizë në një oportunitet dhe në një mundësi do të jemi realisht fitimtarë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë të rindërtimit të gjithë banesave të dëmtuara si dhe të planit ambicioz për krijimit të lagjeve të reja që do kenë të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

“Unë besoj që çdo krizë është një mundësi, çdo gjë që prishet është shans për diçka që të rregullohet. Kemi një shans urbanistik bashkë me kryeministrin, bashkë me qeverinë të dizenjojmë këto tre lagje të reja. Kemi filluar punën në disa prej këtyre, kishim filluar gjithsesi sepse ishin zona të qytetit që kishin mbetur periferike dhe pa shumë zhvillim dhe unë besoj që tani kemi mundësinë që të shkojmë nga marshi i parë ku i kishim futur këto projekte t’i çojmë në marsh të pestë. Pra është një mundësi në urbanistik, është një mundësi në ekonomi nëse ne këtë e kthejmë në avantazh vitin tjetër që është 100 vjetori i Tiranës si kryeqytet”, theksoi Veliaj. Ai bëri apel që në këto momente të gjithë të bëhen bashkë për të kapërcyer këtë situatë dhe për t’i dhënë shansin një brezi të ri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS PENALLTISË SË AKORDUAR ME VAR/ Sansone mposht portierin Donnarumma nga pika e bardhë (VIDEO)
Previous article HUMBI TË BIJËN 2-VJEÇARE NGA SËMUNDJA E RËNDË/ Sulmuesi anglez prek me mesazhin e ndjerë: Na bëtë të besojmë sërish...

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT