• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO TË VRASIM DJALIN”/ Kush është “i forti” që kërcënoi biznesmenin nga Cerriku
Home
Breaking News

“DO TË VRASIM DJALIN”/ Kush është “i forti” që kërcënoi biznesmenin nga Cerriku

10 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Personi i 4 i proceduar dhe shpallur në kërkim për gjobëvënien ndaj biznesmenit nga Gramshi, Eral Myftaraj. Luiz Llozhi, është personi që po kërkohet nga policia.

Llozhi njihet si person me precendetë penalë dhe për shkak të problemeve me drejtësinë, ai ka ndryshuar disa herë emrin dhe mbiemrin.

Llozhi dhe Edmir Boci, janë shokë me njëri-tjetrin njëherësh kanë lidhje familjare me Shyqyr Alcanin. Edmir Boci, rezulton të jetë një person me precedentë penalë në fushën e tregtimin të drogës.

Mes rradhëve të polici, Boci, njihet si lidhje shoqërore me Ferdinand Rrushin, personin që tashmë ndodhet në burg për Rrëmbimin, vrasjen dhe më pas groposjen në zonën e Malit të Dajtit të trupit të Rrushdi Hoxhës.

Duke shfrytëzuar miqësinë me Bocin dhe Luiz Lloshin, administratori i kompanisë “Alcani”, Shyqyr Alcani, së bashku me djalin e tij Algert Alcani, me profesion Jurist në Bashkinë e Tiranë, i kanë kërkuar ndihmë dy personave me precedentë penalë, me qëllim ushtrimin e presionit përmes kërcënimit tek pronari i kompanisë fituese “AL-MEXWOOD”, Eral Mytaraj.

Lloshi dhe Boci, së bashku me babë e bir, kanë kërcënuar me jetë dhe forma të ndryshme, me qëllim që Myftaraj të hiqte dorë dhe tua dorëzonte tenderin me vlerë 350 mln lekë të vjetra, për blerjen e lëndëve drusore për llogari të bashkisë Tiranë.

Myftaraj, nuk ka pranuar ti dorëzojë tenderin Shyqyr dhe Algert Alcanit, duke vijuar procedurën deri në shpalljen fitues i këtij tenderi, shkruan Ora.

Por sërisht presionet dhe kërcënimet nuk kanë mungur nga 4 personat e mësipërm. Nisur nga kjo situatë, Eral Myftaraj, mësohet se ka komunikuar me drejtues lokalë të policisë dhe prokurorisë së Elbasanit, duke depozituar kallëzim penal ndaj 4 personave.

Mbrëmjen e djshme policia së bashku me repartin RENEA, ka ndërhyrë duke kryer arrestimin e Edmir Boccit, juristit të bashkisë Tiranë, Algert Alcani, babain e këtij të fundit Shyqyr Alcani dhe shpallur në kërkim Luiz Lloshin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJERËZ TË RËNDOMTË"/ Arjan Konomi shpërthen keq ndaj opinionistëve të BBV: Debatojnë në mënyrë vulgare...
Previous article E RËNDË/ I mituri shqiptar plagos me thikë bashkëmoshatarin e tij në Itali, tentoi t’i vidhte skuterin me forcë

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT