• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO TË VRAS…”/ U arrestua në Rinas pas kallëzimit të Noizyt, kush është Cllevio Serbiano dhe si nisi armiqësia
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO TË VRAS…”/ U arrestua në Rinas pas kallëzimit të Noizyt, kush është Cllevio Serbiano dhe si nisi armiqësia

16 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kleviol Ahmeti i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano është ndaluar sot nga policia pas një kallëzimi të reperit Rigels Rajku (Noizy) pasi ky i fundit e ka kërcënuar me jetë në Tik Tok.

Por kjo armiqësi nuk është fare e freskët. Ky rivalitet mes dy personazheve të njohur në rrjete sociale, ka një dinamikë më të hershme.

Noizy, prej vitesh reper në estradën shqiptare shpesh e ka akuzuar se Cllevio përdor një gjuhë të ashpër ndaj tij, për famë. Noizy e ka bërë përgjegjës 36-vjeçarin edhe për tritolin e vënë në lokalin e tij në Durrës në qershor të 2022, ku është shprehur se i vetmi që ka konflikte është Kleviol Ahmeti.

Kjo ‘luftë’ mes dy të rinjve vijoi e ashpër edhe në rrjete sociale, ku secili prej tyre tregonte forcën me sharje, fyerje e ironi për njëri-tjetrin. Një muaj më pas, ata kanë pasur edhe një sherr fizik në lokalin e Rigels Rajkut, çka u pasua edhe me një arrestim të Kleviol Ahmetit në korrik të 2022. Por, pasi la qelinë dhe iu caktua masa “Arrest shtëpie”, Ahmeti rifilloi atë që kishte lënë pezull jashtë, duke vijuar kërcënimet dhe sharjet në rrjete sociale ndaj Noizyt.

“Kujtoni se kam frikë ngaqë më gjuajti ai? Nuk më ka dhënë popullaritet fare, se nuk ngrihem nga ata unë. Nuk shkova atje për grushta unë. Të më thoshte që mos të shkoja, por as po, as jo nuk tha. Ti je shumë i fortë, të kam thënë. Tani si është historia, po të bëj këtë sfidë, kam bërë ca ushtrime. Më shiko mirë, zgjedhe ditën, vendin, diku larg që të mos kesh lepurusha pas teje”, tha ai. “Kurse ty Crax, a e di çfarë do të bëj, ke dhjetë ditë kohë”, tha Kleviol Ahmeti aso kohe.

36-vjeçari nuk është i njohur vetëm për këngët. Në vitin 2014, emri i Clevios, u përfshi në historinë e avionit Piper që u rrëzua në Divjakë teksa transportonte drogë dhe armë. Bashkë me pilotin Italian Giorgio Riformato dhe disa shqiptarë të tjerë, Cllevio u hetua dhe u dënua me 10 vite burg, por përfitoi ulje me 1/3 e dënimit pasi iu pranua gjykimi i shkurtuar, duke u liruar në vitin 2020.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKUMENTI/ U kallëzua nga Noizy dhe babai i tij, AKUZA që rëndon mbi Cllevio Serbianon
Previous article "NË ASNJË MËNYRË..."/ Luizi del kundër familjes: Mbyllni menjëherë GoFundMe, mos e përdorni imazhin tim ….

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT