Kryeedemokrati është ndalur ditën e sotme në Qytetin e Burrelit nga ku i ka ftuar qytetarët që ti lënë puunët e tyre dhe të vijnë në Tiranë për festën e 16 shkurtit. Bashës ia ka prerë rrugën një qytetar që i ka bërë dy kërkesa.
“Do të them dy gjëra” i tha ai Bashës dhe çuditërisht, e nisi me mallkim:
“Haram buka nëse na ndan veri e jug! Haram buka nëse punëtorit në minierë nuk bëni që të marrë 1% të djersës. Po vdesin njerëzit në galeri!
Haram buka nëse nuk na i plotëson këto dy gjera nesër. Ai (Rama) e ka harruar popullin. Mediat nuk dalin nëpër fshatra të shohin si vuajnë njerëzit.
Basha: si të quajnë?
Burri: Më quajnë Liman Lleshi.
Basha: Siç e ka harruar veriun, e ka harruar edhe jugun. Pardje ai ishte ën Vlorë…
Limani: Jo, ne në Vlorë e shohim, nuk e shohim këtu. Në në gjunjë jemi…
Basha: Nuk ka njeri t’ju ulë në gjunjë ju. Këta janë kapur në vjedhje flagrante. Kanë hequr bukën e fëmijëve të tua për të mbushur xhepat e tyre. 18 milionë euro i kanë dhënë një kompanie që nuk ekziston. I patë si i nxori Zëri i Amerikës? Karriget nuk janë të këtyre! Të shtunën do të shikosh: në një anë populli, në anën tjetër pas policëve do të jenë hajdutët. Koha e fjalëve ka mbaruar, të shtunën të jemi abshkë atje në Tiranë.
Përgatiti: AlpeNews.al


