Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Kinostudios. Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri nga dy vëllezër.
Paraprakisht u bë e ditur se një 35-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri. “JOQ” me anë të një video tregon se në zonë ka pasur konflikt mes disa personave.
Në videon dëgjohet krisma e armës si dhe një e sharë “do të shk*rdhej robt”. Shkaqet janë ende të paqarta. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.