• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO TË SHËROHET DHE PLAGA E KADASTRËS”/ Rama i rikthehet “KÇK-së”: Ligj special kundër tyre
Home
Politikë

“DO TË SHËROHET DHE PLAGA E KADASTRËS”/ Rama i rikthehet “KÇK-së”: Ligj special kundër tyre

6 November, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Duke folur në takimin me qytetarët dhe bizneset që kanë gjetur zgjidhje në platformën ‘Shqipëriaqëduam.al’, kryeministri Rama i është kthyer edhe një herë tek ajo që e ka cilësuar KÇK (Kap ç’të kapësh). Sipas Ramës me anë të një ligji special do të ndërmarrë masa speciale ndaj anëtarëve të sistemit të drejtësisë që nuk e kanë kaluar ende vettingut dhe që shfrytëzojnë rastin pasi e dinë që do të shkarkohen. Rama ndër të tjera ka thënë çdo gjë që ata e kanë fituar në mënyrë jo korrekte nuk do ta gëzojnë.

Sipas tij, do të këtë masa të rrepta ndaj anëtarëve të këtij grupi, që sipas kryeministrit janë kthyer si një organizatë grabitqare e veshur me petkun e ligjit.

“Sot është e vështirë të mendosh të shkosh në gjykatë për të zgjedhur problemin. Shumë nga ‘xhakajdurët’ që janë në sistem dhe që e dinë vetë që nuk e kalojën filtrin e vettingut janë lëshuar KÇK. Është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron sot në Shqipëri. Kjo është e veshur me ligj dhe vepron si organizatë grabitësish ordiner. Po bëhemi gati që paralelisht me një ligj special për ta çuar luftën krimit të organizuar në një nivel të lartë, ne do të çojmë në Parlament masa speciale ndaj anëtarëve të KÇK. Më herët se vonë do të shihen në praktikë rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë qoftë ndaj krimit të organizuar qoftë ndaj KÇK.” ka thënë Rama.

Kryeministri është ndalur edhe tek problemet me Kadastrën për sa u përket pronave. Rama ka shtuar se ligji special që do të propozohet në Kuvend do të shërojë plagët në Kadastra sidomos në zonat e bregdetit ku krimi i organizuar sipas tij përpiqet të pastrojë parat.

“Ligji special do të shërojë edhe kadastrën e Durrësit. Edhe Kadastrat e tjera. Sidomos në zonat që kanë interes zhvillimi aty ku krimi i organizuar përpiqet të shplajë parat e pista por nuk do ti gëzojnë.” ka shtuar kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËGJESA PËR BUXHETIN 2020/ Nënkryetarja Ruseti: Do punojmë për Tiranën e 100 viteve të ardhshme
Previous article "VERA GRABOCKA TË SHKOJË NË SHTËPI"/ Kompozitorja e njohur vazhdon akuzat për "Festivalin e RTSH-së": Juria të japë dorëheqjen

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj Aktualitet

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit Aktualitet

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit

DETAJET NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik Aktualitet

DETAJET NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT