• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DO TË SHËRBEJË ME FORCAT SPECIALE/ NJë oficer shqiptar diplomohet në Akademinë e Marinës amerikane
Home
Sociale

DO TË SHËRBEJË ME FORCAT SPECIALE/ NJë oficer shqiptar diplomohet në Akademinë e Marinës amerikane

29 May, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Akademia e Marinës Amerikane është ndër institucionet më prestigjoze që përgatit kuadro-elitë të ushtrisë amerikane.

Mario Trupja, është studenti i dytë shqiptar që diplomohet nga kjo akademi dhe që do të shërbejë me forcat detare shqiptare në kuadër të një programi që mundëson aftësimin e një brezi të ri ushtarakësh në vendet antare të Natos.

Ai ecën krenar mes 1052 studentëve që përfunduan studimet këtë vit në këtë akademi, pas një pune të mundimshme katër vjeçare.

“Ka qenë e vështirë. Ka patur etapat e veta. Shoku i parë kulturor, ushqimi, shoqëria, gjuha, duhet të mësoheshe në fillim me mënyrën e jetesës. Plus që akademia kishte traditat e veta që duhet të mësohesha, trajtimi, orari shumë i ngjeshur. Normalisht tani është një moment shumë i veçantë, është momenti kulminant i gjithë asaj pune”- thotë Mario.

Megjithëse vetëm më pak se një përqind e studentëve që pranohen në këtë akademi janë ndërkombëtarë, Mario thotë se nuk është ndjerë asnjëherë i huaj dhe ka krijuar këtu shoqëri të çmuara.
“Në momentin që vjen ditën e parë, të gjithë marrin të njëjtën prerje flokësh zero, kështu që të gjithë bëhen bashkë një dhe nuk ka dallime dhe ajo është pjesa më e veçantë besoj, që të kesh aq shumë shoqëri të mirë… Shoqëria është një nga gjërat më të bukura që kam marrë nga ky vend” – thotë Mario.

‘Ky është një investim i madh për Shqipërinë, që dërgon një student të ri qysh në moshë të re për t’u kthyer pas katër vjetësh dhe për të shërbyer në forcat e armatosura. Ne shpresojmë që të ketë një të ardhme në forcat e armatosura për Marion dhe ndërsa përparon jo vetëm në ushtri ose në qeverinë shqiptare, ai e di se ka miq këtu në Shtetet e Bashkuara’, – thotë Tim Disher drejtor i programit ndërkombëtar në Akademinë e Marinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSION TE CHELSEA PARA FINALES/ David Luiz kapet edhe me trajnerin Sarri
Previous article VUANI NGA TENSIONI I LARTË? Shmangni patjetër këto ushqime

k.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT