Kryetari Lulzim Basha dhe grupi i Partisë Demokratike kanë protestuar me banorët e Unazës së Re ku kanë paralajmëruar rrëzimin e qeverisë “Rama”.
Ata e kanë cilësuar projektin e Unazës së Re si iniciativë hajdutesh.
Gjithashtu banorët lëshuan thirrje të forta për drejtuesit e makinerive duke i kërcënuar se po afruan makineritë, do t’i djegim me benzinë. “Shtëpitë do t’i mbrojmë me gjak”. Protestuesit kanë shprehur mbështetjen për studentët, duke i cilwsuar ata si shpirti i tyre.
“ Studentet janë shpirti ynë. Rama do te ngelë në klase në qershor. Nuk do të marrë votat tona.Kjo qeveri ka ngelur dhe po e ndjen frikën që ka. Kur paligjshmëri bëhet ligj. Do të rrezojmë në dhjetor, o Edvin o Krye horr”, thanë ato.


