• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH”/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme
Home
Rajon

“DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH”/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

27 June, 2026 s.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda disa javësh dhe njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare.

Njoftimk i Vuçiçit vjen pas një viti e gjysmë protestash kundër korrupsionit, të udhëhequra nga studentët, që përfshinë të gjithë vendin pas shembjes së një strehe në stacionin hekurudhor të qytetit verior të Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona.

Pak ditë më parë, në Novi Sad, studentët përkujtuan viktimat e vitit 2024 dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.

“Do të jem president vetëm edhe për disa javë dhe më pas do të jap dorëheqjen,” u tha Vuçiç mbështetësve të tij gjatë një tubimi proqeveritar në kryeqytetin, Belgrade. Mandati i tij i dytë dhe i fundit përfundon në mesin e vitit 2027.

Vuçiç deklaroi gjithashtu se do të ndihmojë Partinë Progresive Serbe të fitojë zgjedhjet, përfshirë edhe votimin e parakohshëm parlamentar, i cili fillimisht ishte planifikuar për vitin 2027. Megjithatë, ai nuk specifikoi se kur do të japë dorëheqjen dhe as kur mund të shpërndajë parlamentin, një kusht i domosdoshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Protestuesit, opozita dhe organizatat për të drejtat e njeriut pretendojnë se tragjedia në stacionin hekurudhor ishte shenjë e keqmenaxhimit të projekteve të ndërtimit dhe e korrupsionit në qeveri. Aktivistët e lëvizjes studentore thonë se synojnë të sfidojnë Vuçiçin dhe SNS-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

s.autor

Postime të ngjashme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT