• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO TË HAP PD-NË”/ Grida Duma: Jo bojkot, as ulje në tryezë, vetëm përballje me “Rama 3”
Home
Politikë

“DO TË HAP PD-NË”/ Grida Duma: Jo bojkot, as ulje në tryezë, vetëm përballje me “Rama 3”

15 September, 2021 s.autor Politikë

Zhvillimet brenda Partisë Demokratike janë të vrullshme pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Mbrëmjen e sotme për të folur për këtë çështje dhe strategjinë e PD-së kundër qeverisë ishte e ftuar në Radarin Informativ në ABC, n/ kryetarja e partisë më të madhe në opozitë Grida Duma. Vendimin e Lulzim Bashës për largimin e liderit historik të së djathtës shqiptare, Duma e cilësoi racional.

“Një vendimmarrje e vështirë. Dini ju ndonjë vendim që i ka kënaqur të gjithë? Unë jam e bindur që këto tre muaj të vështirë kanë dhënë mundësinë që Basha ta filtrojë gjatë dhe nëse ka një gjë që është e sigurt, askush nuk prek dot vlerat e Berishës me asnjë gisht dhe nëse e ka filtruar gjatë dhe ka ardhur në këtë vendim ka anuar drejt racionalitetit dhe jo emocionalitetit” tha ajo.

Për zërat kritikë dhe ata që kërkojnë referendum, Duma kishte vetëm një kërkesë “ne duhet të punojmë për bashkimin e PD-së në kohezion për një qartësim gradual që kjo është rruga që kjo parti duhet të ndërmarrë”.

Në seancën për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, opozita i grisi fletët e votimit nga frika e rrjedhjes së votave, në të dytën u largua duke bojkotuar, por cfarë do të ndodhë nesër, ku Edi Rama do të prezantojë programin?

“Zero bojkot. PD do të përballet me qeverisjen dhe me opzitarizimin do të sigurojë që shqiptarët do të fillojnë në ndihen të mbrojtur.

Nuk është program ai që kanë paraqitur. Nuk japim 48 orë, por vetëm 20 orë për t’u përgatitur. Nuk ka ulje në tryezë, diskutim, opozitariziëm dhe ka konstruktiviziëm për cdo gjë që duhet përmirësuar” tha ajo.

Pak javë më parë, Duma u zgjodh n/ kryetare e PD-së, por cila do të jetë detyra e saj në përgjegjësinë e re që iu besua? “Më është besuar si fokus Shoqëria Civile, hapja e PD-së drejt shoqërisë, drejt atyre të rinjve që nuk e gjejnë më frymëzimin, drejt intelektualeve.

Në PD ka shumë vend për të ndërtuar një model tjetër të të bërit politikë” përfundoi Duma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAKSINIMI I DETYRYESHËM NË FRANCË/ Macron përballet me rezistencën e mjekëve
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 9 minuta lojë, Alexander-Arnold ndëshkon Milanin (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT