• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO TË HAP KAFKËN NËSE E BËN PUBLIKE”/ I grabisin 13 milion lekë, Prokuroria e Elbasanit bllokon… (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO TË HAP KAFKËN NËSE E BËN PUBLIKE”/ I grabisin 13 milion lekë, Prokuroria e Elbasanit bllokon… (VIDEO)

21 May, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Fiks Fare”, u denoncua një skandal qe po ndodh në organin e akuzës në qytetin e Elbasanit.

Prokuroria e këtij qyteti ka mbajtur tre vjet të pazbardhur dosjen e një grabitjeje edhe pse i njeh autorët. Punonjësit e policisë, oficeri i policisë gjyqësor tregojnë se janë gjetur autorët, por hetimet janë bllokuar në prokurori.

Vetë prokurori i çështjes pranon se i ka zvarritur hetimet dhe i sugjeron denoncuesit të bëjë vetëgjyqësi.

Skandali ka ndodhur në Prokurorinë e Elbasanit, ku prokurori Hektor Mushi dhe inspektori i krimeve Sefer Shuka pranojnë fajësinë e tyre për vonesën në hetimin dhe zbulimin e ngjarjes.

Denoncuesit Bashkim Bajrami të cilin pas tre viteve ende nuk i kishin dhënë zgjidhje edhe pse autorët diheshin, iu drejtua medias për të gjetur drejtësinë e munguar. Vjedhja e banesës së z. Bajrami ka ndodhur tre vite më parë, në afërsi të Llixhave në Elbasan. Në shtëpinë e tij ai kishte 13 milionë lekë të vjetra.

Ai sapo kishte kyçur shtëpinë e ishte nisur për në punë, hajdutët kishin mundur t’i vidhnin sasinë e lekëve dhe ishin larguar në drejtim të paditur. Pak ditë pas ngjarjes, Bashkim Bajrami tregon se kishte takuar avokatin Bardh Preçi, i cili i kishte treguar se e kishte thirrur prokuroja e çështjes Elveta Stafa dhe i kishte treguar se një nga hajdutët ishte edhe i afërmi i avokatit dhe duhet të bashkëpunonte me të për ta mbyllur çështjen.

Bashkim Bajrami thotë:

Më kanë vjedhur shtëpinë 12 nëntor 2016. Lajmërova policinë. Me kishin marrë 13 milion lekë të vjetra. Pas dy tre ditësh vjen operativi i zonës më tha Bashkim, do të ndihmoj me mish e shpirt. Më 10 shkurt vete tek prokurorja e çështjes Elveta Stafa, nuk më thirri shkova vetë. Më tha dosja jote nuk ka fakte. Fol me Xhevit Bicin i thashë, (inspektorin e rendit për zonën) ai e di mirë se kush janë hajdutët. Hajdutët janë Ervis Gjyla, Bujar Preçi me gjithë djalin, Arben Preçi, Denis Alusharari këta janë të sigurt.”

Më pas, ai tregon se prokuroria kishte komunikuar me inspektorin e zonës dhe ky i fundit i thotë se nuk çahet.

Bashkimi tregon:

Mora informacion se një avokat Bardh Preçi e dinte saktësisht çështjen time. U takuam dhe më tha“, kur je vjedhur ti mua më ka marrë prokuroja Stafa dhe më ka thënë hajde tek zyra. Më tha është bërë një vjedhje në Llixhë , është një Preç, nëse e ke gjë ti ta ndihmojmë. Me 16 nëntor e kam marrë në telefon i thashë unë do ta bëj publike këtë punë. Më tha do të q… r.., do të hap kafkën nëse e bën publike.”

Pas një vit e gjysmë prokuroja mbyll hetimet pa autorë të ngjarjes. Kjo ka detyruar Bajramin që të takoi ish prokurorin Ardian Nezha, i cili ka urdhëruar rihapjen e hetimeve dhe çështjen ia ka kaluar një tjetër prokurori të Elbasanit Hektor Mushit.

Bashkim Bajrami ka denoncuar prokuroren Elveta Stafa dhe avokatin Bardh Preçi për pengim të hetimeve, deri tani as është thirrur nga organi i akuzës qoftë për vjedhjen e banesës apo edhe të kallëzimit për prokuroren Stafa dhe avokatin Preçi. Ndërsa hajdutët e shtëpisë së tij dihen, fakt të cilin në biseda e pranon inspektori i krimeve dhe inspektori i rendit, prokuroria akoma nuk i ka thirrur për t’i pyetur ata.

Ata largojnë fajin nga vetja në bisedë më Bashkimin dhe thonë se dosja është në prokurori dhe aty çalon e gjithë puna. Prokurori Hektor Mushi, në takim me denoncuesin i tregon rrugën e vetëgjyqësisë qytetarit, ose ndryshe duhet të presë, pasi dosjen e ka inspektori i krimeve ai i ka vonuar hetimet sipas tij. Ndërsa Bajrami këmbëngul që të ballafaqohet me hajdutët, por edhe me personat që po e mbulojnë atë.

Bajrami shprehet:

Kërkoj vetëm drejtësi, pasi këtë nuk do e lë me çdo çmim.”

Ndërkohë nga bisedat me prokurorin Hektor Mushi ai pranon se e ka lënë pas dore çështjen, duke u justifikuar se është shumë i zënë me punë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GJITHË SALLA NË PARIS NË KËMBË PËR SHQIPTARIN"/ Njihuni me Gjon’s Tears’s që po shkëlqen në “The voice of France”
Previous article I THA SE KA HUMBUR / Stine i kthehet publikisht ish partneres: Jo më...(FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT