Lulzim Basha, u tregua hermetik lidhur me takimin që pati gjatë paradites me zv/ ambasadoren amerikane në Tiranë Leyla Moses Ones duke nënvizuar se ka mbështetjen e të gjithë botës.
Ai thotë se do të largojë kryeministrin Edi Rama nga pushteti dhe pastaj do të qeverisë me transparencë.
“Nuk bëj asnjëherë komente as mbi deklaratat dhe as takimet periodike që kemi me partnerët strategjikë.
Populli ka folur edhe dje, do të flasë çdo protestë, do të flasë dhe me 16 mars. Edi Rama bën mirë të dëgjojë zërin e popullit dhe ti hapë rrugë zgjidhjes politike.
Ti zgjidhë duart drejtësisë dhe të lejojë hetimin deri në fund të dosjes “339” dhe dosjes “184”.
Natyrisht e di se nuk është në gjendje ta bëjë këtë sepse është pjesë e kësaj dosje. Ndaj zgjidhja kur të gjitha pushtetet janë të kapura mbetet në dorë të popullit.
Populli do të vazhdojë të ketë në dorë fatin e tij derisa të kemi çlirimin e Shqipërisë nga krimi, një parlament dhe qeveri të zgjedhur nga populli dhe jo nga kriminelët”, shprehet Lulzim Basha.


