• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO TA NDEZIM ZJARR TIRANËN, SIÇ BËRI BEOGRADI”/ Nikoll Lesi: Rama të dridhet, ditët të zeza e presin
Home
Sociale

“DO TA NDEZIM ZJARR TIRANËN, SIÇ BËRI BEOGRADI”/ Nikoll Lesi: Rama të dridhet, ditët të zeza e presin

8 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Pas protestave në Beograd, kundër mbylljes së vendit në fundjavë si pasojë e shtimit të rasteve të infektimit me koronavirus, Nikoll Lesi paralajmëron se një gjë e tillë do të ndodhë edhe në Tiranë.

“Në Beograd mijëra protestues u përleshën me policinë sapo presidenti Vuçiç lajmëroi se nga rritja e numrit të të prekurve me koronavirus do vendosej karantina.

Loja e presidentit serb me rritjen e numrit të qytetarëve me korona erdhi nga frika se opozita, e cila nuk mori pjesë në zgjedhje, do të fillonte protestat masive. Ndaj vendosi që të mbyllte Beogradin prej koronavirusit. Kështu ishte justifikimi presidencial në Serbi.

Dhe përgjigja ishte se mijëra të rinj beogradas sulmuan policinë dhe e kanë kthyer kryeqytetin në një barrikadë ndaj Vuçiç.

Po kështu edhe në Shqipëri. Shifrat e fundit po tregojnë shkallë të frikshme nga koronavirusi. Analistët shprehen se kjo është mungesë e menaxhimit ose një lojë dinake e kryeministrit Rama, pasi po shkohet drejt një fushate elektorale, ku të gjitha sondazhet, edhe të Rilindjes, tregojnë humbje drastike të kryeministrit. Ndaj po projektohet një karikim i publikut me frikë nga koronavirusi që qeveria në shtator të vendosë prapë ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme, ku nuk lejohet asnjë protestë apo grumbullim.

Në Beograd shpërtheu në korrik, ndërsa nëse Rama vendos karantinën në Tiranë do jetë zjarr nga protestat, aqsa do ndriçohet edhe Beogradi”, shkruan ai.

Ndërsa më pas thotë se Ramën e presin ditë të zeza, nëse prish marrëveshjen e nënshkruar me PD-LSI, pas takimit të tij të djeshëm me opozitën parlamentare.

“Takimi i kreut të qeverisë është pjesë e lojës për të minuar konsensusin e 5 qershorit me forcat kryesore politike.

Kryeministri po shfrytëzon opozitën false të Kuvendit për të realizuar manipulimin e zgjedhjeve të radhës. Kërkesat e tyre për ndalim koalicionesh, lista të hapura etj, janë pikërisht ato që i duhen Edi Ramës.

Ato që nuk i mori dot në negociatat e drejtuara nga Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, kryeministri Rama po tenton ti marrë me vota ilegjitime dhe deputetë pa identitet në parlament.

Pikërisht ndaj kësaj skeme të rrezikshme rilindase, ndërkombëtarët reaguan dje duke kërkuar heqjen dorë nga lojërat dhe sabotimi i reformës prej mazhorancës.

Edhe mbrëmë kryeministri pas takimit me opozitën parlamentare tha se gjoja duhen marrë parasysh edhe propozimet e deputetëve në Kuvend, sepse tashmë jemi sistem tre polar, sipas tij.

Nëse kryeministri do ta rrëzojë marrëveshjen e nënshkruar do vijnë ditë të zeza për të nga ndërkombëtarët”, shkruan Lesi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ "Dorëzohet" OBSH-ja, pranon faktin se Covid-19 transmetohet përmes ajrit
Previous article ALARMI NË TEKSAS/ 10 mijë raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, shifrat më të larta që pas shpërthimit të pandemisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT