• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO TA HEQ KOKËN SI PULËS”/ Zbardhen përgjimet e mafias shqiptaro-greke në burgun Koridhalos
Home
Breaking News

“DO TA HEQ KOKËN SI PULËS”/ Zbardhen përgjimet e mafias shqiptaro-greke në burgun Koridhalos

15 February, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shtypi grek ka publikuar disa përgjime të mafias shqiptaro-greke që vepronte brenda burgut të Koridhalos.

Autoritetet kishin regjistruar përgjime telefonike të anëtarëve të bandës që ndodheshin brenda burgut, prej të cilave zbuluan përfshirjen e tyre në shumë aktivitete kriminale.

Bëhet fjalë për fragmente të përgjimeve që janë botuar në mediat greke. Mes të cilave është edhe ajo e vrasjes së avokatit grek, për të cilën është arrestuar njëri prej vrasësve shqiptarë, kurse i dyti është në kërkim.

Në telefonatën e bërë nga burgu i Koridhalos më 8 Janar për në zyrën e avokatit grek, një prej anëtarëve të organizatës kriminale lëshon kërcënime direkt dhe fjalë ofenduese.

DIALOGU 1/

Telefonata nga burgu: -Zoti ..X.. është aty?

Sekretarja: Jo, nuk është këtu. Çfarë do të donit?

Telefonata nga burgu: -Jepi këtë mesazh. Do t’i q*****. Jam ..X.. dhe do t’i pres kokën si të pulës. Kështu thuaji…

Sekretarja: Çfarë janë këto që thoni?

Telefonata nga burgu: -Ato që dëgjove. Jam L…., telefonoj nga burgu i Koridhalos. Më dërgoi policinë, do t’i q****.

Sekretarja: Çfarë po thoni?

Telefonata nga burgu: –Merre ..X.. dhe thuaji do ta rrjep si pulë.

Sekretarja: Nuk ju ka dërguar asnjë polici.

Telefonata nga burgu: -Dhe mua do më ktheni paratë e mia. 7 mijë Eurot që më keni ‘ngrënë’.

Në dialogun e dytë të publikuar më poshtë, është biseda mes dy anëtarëve të kësaj organizate kriminale. Ata bisedojnë për vrasjen e shqiptarit Arbër Bako brenda burgut të Koridhalos. Njëri prej ‘kapove’ të organizatës, i cili ndihej i ofenduar nga Bako, i thotë anëtarit tjetër të bandës që shqiptarin duhet ta kishte vrarë brenda qelisë dhe jo në korridorin e burgut.

DIALOGU 2/

-Të thashë 100 herë që ta bëjë brenda qelisë së tij.

-Nuk bëhej. Si ta bëja brenda qelisë së tij kur ai më shikonte. Prita që të kthehej ..X.. dhe nuk munda të nxirrja thikën. Gjeta mundësinë përpara dorës, sapo u kthye e godita në qafë.

Në dialogun e tretë, një prej shqiptarëve të kësaj organizate flet me një avokat të përfshirë në afera, për paratë që duhen për të kthyer në Shqipëri trupin e një viktime.

DIALOGU 3/

Telefonata nga burgu: -Mund të gjejmë para për të dërguar trupin në Shqipëri?

Avokati: Të shoh.

Telefonata nga burgu: -Edhe unë do shoh. Po flas dhe me avokatin tjetër që të na ndihmojë, sepse duhen 2600 Euro që të dërgohet kufoma në Shqipëri, dhe duhen 1 mijë Euro të tjera që duhet t’i japim ..X.. Të merremi tani pak me ..X..

Avokati: Të shikojmë, nuk të premtoj asgjë për këtë.

Sipas Ministrisë greke të Drejtësisë, vrasja e Arbër Bakos, vdekja e një të burgosuri shqiptar dhe arratisja nga burgu e Lorenc Pepaj dhe Elvis Pepaj, ditën e parë të këtij viti, janë të lidhura ndërmjet tyre. Dosja penale përfshin 5 shtetas grekë dhe 8 shqiptarë, mes të cilëve janë edhe ata që akuzohen për vrasjen e avokatit të njohur Mihalis Zafeiropoulos, në Tetor 2017.

Për atë u vunë nën akuzë Arbër Bako, Olti Dulçe, Klodian Lekocja, Mikel Brahimaj dhe Aleksandër Mata. Ky i fundit ndodhet në arrati dhe u shfaq në një grabitje argjendarie në Athinë, në fillim të këtij muaji. Hetimet e kryera nga shërbimi anti-terror, u intensifikuan pas vrasjes së Arbër Bakos, më 14 Janar 2019.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANI I PRESIDENTIT/ Trump do shpallë emergjencën kombëtare
Previous article TJETËR SULM NDAJ RONALDOS/ Ibra: I lumtur që e fitoi gjaku im

k.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT