• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO SHMANGIM…”/ SHBA-BE: Do të punojmë së bashku për të bërë të mundur integrimin e Ballkanit Perëndimor
Home
Nderkombetare

“DO SHMANGIM…”/ SHBA-BE: Do të punojmë së bashku për të bërë të mundur integrimin e Ballkanit Perëndimor

25 March, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor mbetet një përparësi për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ka thënë Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit që ka pasur të mërkurën në Bruksel me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken.

“Ne do të punojmë së bashku, duke shmangur çdo lloj gare midis nesh për të mbështetur pajtimin dhe për të përmirësuar qeverisjen (në Ballkanin Perëndimor), dhe për të nxitur reformat që e bëjnë të mundur integrimin në Bashkimin Evropian”, ka thënë Borrell.

Tema të diskutimit ndërmjet zyrtarëve të lartë amerikanë dhe evropianë kanë qenë edhe Kina, Irani dhe Rusia.

Blinken tha se me zyrtarët evropianë ka diskutuar për shqetësimet e përbashkëta lidhur me agresionin e Rusisë, veçanërisht ndaj fqinjëve të saj.

“Ne biseduam për qëllimin tonë të përbashkët për të parandaluar Iranin nga blerja e armëve bërthamore, nevojën urgjente për të adresuar ndryshimin e klimës dhe sfidat që paraqet Kina”, ka thënë Blinken, sipas një transkripti të konferencës së mbajtur në Bruksel, të cilin e ka publikuar Departamenti amerikan i Shtetit.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerët më të afërt”, ka thënë Blinken.

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit në Evropë ka për qëllim “të nënvizojnë vendosmërinë” e administratës së presidentit Joe Biden “për të forcuar aleancën transatlantike dhe për të gjallëruar lidhjet me aleatët përmes NATO-s”, ka thënë më herët Departamenti i Shtetit.

Blinken mori pjesë në një takim dy-ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s.

Ai ka thënë se rritja ushtarake e Kinës dhe përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Perëndimin janë kërcënime që kërkojnë bashkimin e NATO-s./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "100 DITË, 100 ARITJE"/ Rama: 1.340 km rrugë janë kompletuar me sinjalistikë dhe masa sigurie të standardeve evropiane
Previous article BLERIMI I JEP DHURATËN E VEÇANTË ANTONELËS/ Preket konkurentja: Mu rrëqeth mishi...

s.autor

Postime të ngjashme

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht! Botë

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT