Është anuluar shembja e një hoteli në Dhërmi, prishja e të cilit ishte planifikuar ditën e sotme.
Godina në pronësi të shtetasit Kristaq Beli do të shembej me shpërthim të telekomanduar nga IKMT rreth orës 08:30. Por ky vendim është anuluar për shkak të një mase sigurimi nga ana e Gjykatës së Lartë e marrë prej pronarëve të objektit.
Nuk ka ende një njoftim për vazhdimësinë e operacionit të shembjes së hotelit në ditët në vazhdim.