• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO RRISIM NUMRIN E DISIPLINAVE NË SHKOLLA”/ Rama: Mbështesim Kosovën për Lojërat Mesdhetare 2030
Home
Politikë

“DO RRISIM NUMRIN E DISIPLINAVE NË SHKOLLA”/ Rama: Mbështesim Kosovën për Lojërat Mesdhetare 2030

9 December, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në pritjen zyrtare të anëtarëve të Komitetit Olimpik Mesdhetar, që për herë të parë zhvillojnë mbledhjen e Bordit në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi rëndësinë e madhe të sportit për të rinjtë ndërsa shtoi se do të shtojnë disiplinat nëpër shkolla.

“Hera e parë që kemi nderim të kemi këtu me ne miq të nderuar nga bota e sportit dhe ne nuk e marrim me kaq lehtësi këtë gjë. Ju jeni këtu nga 3 kontinente dhe Tirana është qyteti evropian i sporteve për vitin 2023, kështu që nuk mund të gjenim momente më të mira përpara fundit të vitit për të festuar edhe prezencën tuaj këtu. Do të doja të sigurohesha që ju jeni pritur mirë dhe garancia është zoti Fidel, i cili është edhe presidenti ynë vizionar dhe në sajë edhe të tij, KOKSH aktualisht është në një moment të ri zhvillimi dhe në sajë të tij po bëhet një punë e mirë duke mbështetur nisma të rëndësishme për sportet. Por së pari për gjeneratat tona të reja, për fëmijët tanë që marrin pjesë në lëvizjet olimpike. Aktualisht janë më shumë se sa 10 mijë të rinj të tillë të organizuar nëpër rrjete të tilla në shkolla, në sportet e basketbollit dhe volejbollit dhe vitin e ardhshëm, numri i disiplinave në këto shkolla do të rritet për të siguruar që çdo fëmijë të kenë mundësinë të përfshihen në aktivitete sporti dhe pavarësisht nëse disiplina të ndryshme që marrin pjesë, sepse sporti profesional është një gjë por sporti për të gjithë është një gjë tjetër, sporti për gjithë secilin duhet mbështetur më shumë.“, u shpreh Rama.

Kryeministri kërkoi gjithashtu edhe mbështetje për përfshirjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

“Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për lojërat mesdhetare të vitit 2030 dhe siç u informova dhe nga presidenti i kësaj organizate, në lojërat e para olimpike që do të ndodhin nëpër vende, në Prishtinë dhe Durrës, do të jemi krenar për vendimin që është marrë. Nuk ka qenë shumë i lehtë por merrni vendime si njerëz të sportit sepse nëse do të ishit të politikës nuk do të ishte kaq e lehtë.”, shtoi kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA E REL: Deri në gjashtë orë pritje për shërbime specialistike në ambulancat e QKUK-së
Previous article PËRPLASJE MES BANDAVE NË MEKSIKË/ Të paktën 11 viktima, mes tyre edhe qytetarë

s.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv... Aktualitet

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv...

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua… Politikë

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT