• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DO NXJERRË SEKRETE “BOMBË” PËR SALI BERISHËN/ Izet Haxhia merret 7 orë në pyetje tek Krimet e Rënda
Home
Aktualitet
Kronikë

DO NXJERRË SEKRETE “BOMBË” PËR SALI BERISHËN/ Izet Haxhia merret 7 orë në pyetje tek Krimet e Rënda

23 October, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Avokati paralajmëroi deponime kundër Berishë, Izet Haxhia merret ne pyetje me orë të zgjatura shoqëruar për t’u pyetur në lidhje me veprat penale për të cilat akuzohet për vrasjen e ish deputetit Demokrat Azem Hajdari.

Gazetarja e Report TV, Xhensila Kodra, raporton se burime pranë Prokurorisë për Krime të Rënda konfirmojnë se marrja në pyetja e Haxhisë ka vijuar edhe sot dhe ka nisur që në orën 8, ndërsa marrja ne pyetje do të vijojë deri rreth orës 15:00.  Haxhia është pyetur disa herë në pyetje, me orë të zgjatura, nga OPGJ përgjatë javës së fundit.

Marrja e shpeshtë e Haxhisë në pyetje vjen pas përplasjeve së dy gjykatave, asaj për Krime të Rënda dhe Penales së Tiranës në lidhje me kompetencat e veprave penale të dosjes “Hajdari”. Përfundimisht dosja ka kaluar tek Krimet e Rënda në shtator të këtij viti.

Përveç seancave të marrjes në pyetje, Krimet e Rënda nuk mund të vijojnë me procesin gjyqësor, deri në momentin kur Gjykata Supreme të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me gjykatën kompetente.

Ndërkohë avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ditët e fundit ka thënë se klienti i tij, do të fillojë deponimet kundë ish kryeministrit Sali Berisha.

Për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhiaj një nga tre të dënuarit ka fituar të drejtën e rigjykimit dhe procesi për të është hapur nga e para. Një tjetër kërkesë e rrëzuar Haxhisë ishte edhe ajo për përjashtimin e trupës gjykuese për të cilin avokati thotë se kërkojnë gjykatës me vetting të kaluar.

Izet Haxhiaj i cili u ekstradua nga Turqia pak muaj më parë u dënua në mungesë me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit, ndërsa Jahi Sali Mulosmani është i dënuar përjetë për të njëjtin krim. Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës. Ai është dënuar në mungesë me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.

Pas mbërritjes në Tiranë ai kërkoi rivendosje në afat dhe rigjykim, kërkesa të cilat u pranuan dhe procesi ndaj tij është rihapur më një tjetër trupë gjykues në Dhomën Penale të kryeqytetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS LINDJES SË DJALIT TË DYTË/ Sara Hoxha bën gjestin madhështor për nënat e reja (FOTO)
Previous article "NE DUHET TË KUJDESEMI PËR VETEN"/ Vuçiç: Pas bllokimit të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

k.autor

Postime të ngjashme

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm... Aktualitet

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm...

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri Aktualitet

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar Aktualitet

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT