Një 18-vjeçare shqiptare nga Kosova është larguar nga shtëpia e saj dhe i ka lënë një letër prindërve ku u shkruan se do të nisë një jetë të re.
Ka qenë babai ai që ka denoncuar zhdukjen e vajzës në Polici.
Letra që Donjeta i ka lënë familjarëve:
Lumni Cenaj ka treguar për “Express” se ajo ishte vajzë e qetë, dilte shumë rrallë, nuk ishte shumë e shoqëruar dhe kohën e kalonte duke parë filma dhe seriale në laptopin e saj.
Babai i vajzës është shprehur:
Donjeta ka qenë në shkollë deri në klasën e shtatë këtu në fshat. Ne kemi shkuar në Gjermani në vitin 2014, atje ka kryer edhe tri vite shkollë. Jemi kthy vitin e kaluar në muajin tetor, kom tentu me regjistru në gjimnaz, po skom mujt. U kanë shumë e vetëdijshme, e qetë, serioze. Ajo nuk ka shku askund, shumë rrallë ka dalë në qytet. Ka nejt te shpija në laptop të vetin. Ka kqyrë filma, seriale, nashta ka shkru edhe me dikon nuk e di. Ka qenë shumë serioze”



