• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DO NDËRTONTE “SHTËPI BARI”/ Arrestohet 62-vjeçari në Lazarat! Në banesë i gjenden armë dhe pajisje… (VIDEO)
Home
Breaking News

DO NDËRTONTE “SHTËPI BARI”/ Arrestohet 62-vjeçari në Lazarat! Në banesë i gjenden armë dhe pajisje… (VIDEO)

10 February, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Maliq Skënderi, 62-vjeç është arrestuar nga policia në Gjirokastër në Lazarat, pasi është kapur me armë zjarri si dhe me pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

‘Operacioni nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve dhe Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër.

Skuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave që mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasi M. S. dispononte armë zjarri dhe mjete të teknologjisë së lartë që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “LAST ËINTER”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., 62 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekustruar 2 armë zjarri pistoleta, 10 krehra, 157 fishekë dhe pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si: 26 përforcues energjie elektrike, 2 filtra që shërbejnë për pastrimin e ajrit, 7 tuba që shërbejnë për ventilimin e ajrit, llamba dhe projektorë që shërbejnë për transferim nxehtësie, 4 ngrohëse me gaz dhe pajisje të tjera elektrike.

Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.’- njofton policia.

 

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KISHIN KTHYER LOKALIN NË KAZINO/ Arrestohet pronari dhe punëtori në Dibër! Sekuestrohen...
Previous article BOMBASTIKE/ Mbrojtësi i Milanit ka finalizuar akordin me Juventusin

s.autor

Postime të ngjashme

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi Aktualitet

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit Aktualitet

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT