Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët e diasporës në Britaninë e Madhe njoftoi një nismë të re ligjore që do të ndihmojë shumë familje shqiptare që kanë hasur vështirësi burokratike, sidomos për regjistrimin e fëmijëve të tyre. Ai theksoi se shumë prindër, përfshirë ata që janë regjistruar si kosovarë, kanë pasur problem për regjistrimin e fëmijëve të tyre në sistemin britanik, dhe se do të ndërmerren hapa për të mundësuar që të gjithë fëmijët e këtyre prindërve të regjistrohen pa vështirësi.
Një tjetër lajm i rëndësishëm nga Rama ishte nisma diplomatike që do të mundësojë rikthimin e emrave të prindërve, në rastet kur ata dëshirojnë që të rikthejnë emrin e babës dhe nënës në dokumentet zyrtare. Kryeministri theksoi se, ndonëse disa mund ta shohin si abuzim me sistemin për ndërrimin e emrave, kjo ka qenë një mundësi për të krijuar një jetë më të mirë për shumë shqiptarë që kanë emigruar.
Rama: Edhe disave prej jush ju është dashur të fshihni identitetin e tyre. Disa ende sot kalojnë vështirësi burokratike për regjistrimin e fëmijëve. Do ndërmarrim së shpejti një nismë ligjore për regjistrimin e të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë në Angli, do vijojnë përpjekjet diplomatike për të mundësuar të gjithëve ju që keni një kohë rikthimin e emrit të babës dhe nënës në të gjitha rastet që ju e dëshironi këtë.


