• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO NA MBROJË NË NIVELE TË LARTA”/ Eugena Tomini: Mund të aplikojmë vaksinën anti-COVID në javët e para të janarit
Home
Sociale

“DO NA MBROJË NË NIVELE TË LARTA”/ Eugena Tomini: Mund të aplikojmë vaksinën anti-COVID në javët e para të janarit

3 December, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shefja e epidemiologjisë pranë ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi për Report Tv se shpreson që vaksina antiCOVID mund të vijë në Shqipëri brenda javëve të para të janarit.

Ajo tha se shtetet në zhvillim janë me prioritet për marrjen e vaksinës së koronavirusit dhe Shqipëria bën pjesë në këtë grup.

“Pavarësisht mbrojtjes, vaksina do të jetë shpëtuese. Firmat farmaceutike janë në garë se kush po prodhon e para vaksinën. Vaksina nuk është në pjesët e parandalimit të koronavirusit por ajo do na mbrojë në nivele të larta. Shqipëria njësoj si vendet e tjera që është anëtarësuar brenda rrjetit të COVAX rreth 180 shtete ka pjesën e saj në dritaren e parë të programuar. Vendet që janë në zhvillim e sipër janë prioritare për kundrejt vendeve që janë të zhvilluara. Shqipëria është pjesë e këtij rrjeti dhe shpresojmë që sa më herët të sjellim vaksinën. Shpresojmë që në javët e para të janarit të jemi ndër vendet e para për të aplikuar vaksinës. Veprimet e tjera të bashkëpunimit, vendet e tjera do thonë dhe fjalën e fundit për ardhjen e vaksinës anti COVID. Meqë vendet e tjera e kanë programuar marrjen e vaksinës përpara krishtlindjeve ne shpresojmë për javët e para të janarit” – tha Tomini

Duke analizuar situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, Tomini tha se dhjetori është piku i sëmundjeve të tjera respiratore dhe kjo e rëndon më shumë.

Ajo i bën apel qytetarëve që në prag të festave të fundvitit të evitojnë grumbullimet dhe të festojnë në shtëpi.

“Kemi 8 javë të rritjes të të infektuarve me COVID. Numër i lartë të prekurish si dhe kemi humbje jete në mosha të reja. Janë projeksione të deklaruara. Dhjetori përkon me pikun e shfaqejes së sëmundjeve të tjera respiratore. Situata është më kritike. Festat e fundvitit sjellin grumbullime përtej rutinës. Asnjë masë ndërhyrëse nuk duhet të kuptohet i vetëm. Maska nuk mund të përdoret si një element për mosvënie gjobe. Ne pamë një situatë të papranueshme javën e kaluar që përkonte me të premten e zezë. Ne i bëjmë thirrje që të eleminojnë grumbullime masive dhe të festojnë brenda familjeve tona” – tha Tomini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKRETET E PRESIDENTIT/ Taulant Balla: Meta po mban peng ligjin për buxhetin duke penguar vaksinën dhe masat e tjera anti COVID
Previous article I INFEKTUAR NGA COVID-19/ Mjeku i njohur në gjendje të rëndë. Mesazhi i motrës: Gjej forcën të lutem...

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT