• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKRETET E PRESIDENTIT/ Taulant Balla: Meta po mban peng ligjin për buxhetin duke penguar vaksinën dhe masat e tjera anti COVID
Home
Politikë

DEKRETET E PRESIDENTIT/ Taulant Balla: Meta po mban peng ligjin për buxhetin duke penguar vaksinën dhe masat e tjera anti COVID

3 December, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend sot akuzoi Presidentin Ilir Meta se po bën politike me dekretit duke mbajtur peng ligje të rëndësishme. Balla tha se Meta për turpin e tij po mban peng ligjin për buxhetin, duke penguar kështu avancimin e Qeverisë me masat anti-COVID, në veçanti vijimin me procedurat për sigurimin e vaksinës.

Balla përmendi në këtë politikë dekretesh të Presidentit edhe kthimin e ligjit “Për Policinë e Shtetit”

“Dua të them dy fjalë për dekretin për kthimin e ligjit “Për policinë e shtetit”. Ligji është diskutuar për një kohë shumë të gjatë në Kuvendin e Shqipërisë, ka marrë kohë të gjatë. Gjej rastin ta falënderoj ministrin e Brendshëm për korrektesën që ka treguar në marrëdhënien me Kuvendin.

Të gjitha përpjekjet, në krye të të cilave është vënë Ilir Meta, Presidenti i Republikës që natën takohet me ish-policë të larguar nga policia e shtetit për shkak të përfshirjes në aktivitete kriminale dhe ditën bën sikur shqetësohet për Policinë e Shtetit.

Presidenti duhet të heqë dorë nga të bërit politikë me dekretet. Nuk i shkon që Kryetari i Shtetit të etiketojë apo sulmojë policinë e shtetit.

Është e patolerushme, është e papranueshme Ilir Meta që të vonojë ligjin për buxhetin e shtetit. Është miratuar në Kuvend dhe Presidenti i Republikës për turpin e vijon ta mbajë peng ligjin për buxhetin e shtetit duke vonuar përgatitjen që duhet të bëjë qeveria për përballimin e situatës së COVID, në veçanti sigurimin e vaksinë”. tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRITJE TË ËMBËL/ Afërdita Dreshaj i thotë të gjitha, nga problemet " e vogla" të shtatzënisë tek dhoma e bebit
Previous article "DO NA MBROJË NË NIVELE TË LARTA"/ Eugena Tomini: Mund të aplikojmë vaksinën anti-COVID në javët e para të janarit

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT