Bernie Eccleston, ish-pronar i “Formula 1”, është shfaqur si një adhurues i presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa deklaroi se do ishte i gatshëm të merrte dhe një plumb për të.
Në një intervistë në Good Morning Britain , miliarderi britanik 91-vjeçar, e quajti Putin një ‘person të klasit të parë’ dhe ‘të arsyeshëm’, i cili “besonte se po bënte gjënë e duhur” duke urdhëruar pushtimin e Ukrainës.
Duke komentuar sulmin tragjik mbi qendrën tregtare në Ukrainë, ku 20 persona humbën jetën dhe 36 janë ende të zhdukur, Ecclestone tha se humbje të tilla civile nuk ishin ‘të qëllimshme’.
Duke folur nga një çati me diell në Ibiza, Ecclestone gjithashtu sulmoi dhe Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, duke thënë se ai ishte një komedian para luftës dhe se vazhdon ende të jetë një i tillë.
Miliarderi më pas këmbënguli se pushtimi ‘mund të kishte përfunduar ndryshe’ nëse Zelensky do të ishte ulu dhe do të ‘kishte biseduar me Putinin’.


