• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO MARRIM FËMIJËT PENG NËSE…”/ Sibela vrau veten pas SMS-ve shtantazhuese të Altin Çokut, e ëma tregon se janë kërcënuar
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO MARRIM FËMIJËT PENG NËSE…”/ Sibela vrau veten pas SMS-ve shtantazhuese të Altin Çokut, e ëma tregon se janë kërcënuar

22 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nëna e Sibela Abedinit, 27-vjeçares e cila dyshohet se u vetëvra pas mesazheve shantazhuese të Altin Çokut, ka treguar se janë kërcënuar.

Daniela Abedini, në studionin e emisioni “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, u shpreh se një makinë i ka kaluar pranë dhe personi që ndodhej në mjet iu është drejtuar duke i thënë që “nëse nuk e nxjerrin vëllain nga burgu, do të marrim fëmijën peng”.

“Një makinë kaloi pranë meje dhe më tha se brenda 24 orëve nëse nuk e nxjerrin vëllain nga burgu, shtëpinë ta dimë, e do të marrim fëmijën peng, se me laçianët nuk merret dot njeri. Shkova tek policia dhe iu thashë se kërcënimi ka ndodhur përballë shkollës “Ibrahim Rugova”,”- u shpreh ajo.

Nëna e Sibelës u shpreh se ajo dhe fëmijët po kalojnë trauma dhe kanë frikë të lëvizin.

Ai që më kërcënoi ishte i shëndoshë, me një xhup të zi dhe tullac. Shkolla është afër banesës time. Pastaj kam marrë çunin e xhajës në telefon që të më mbronte. Vajza mbante një thikë, se kishte frikë, e mbante me vete për vetëmbrojtje. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të kërcënohem, është hera e parë që më ka ndodhur. Unë dhe fëmijët po kalojmë në trauma, kemi frikë të lëvizim”, tha nëna e Sibela Abedinit.

Ajo u shpreh se pas kërcënimeve ka larguar vajzën adoleshente nga shtëpia, ndërsa u shpreh se është 100% e sigurtë që Sibela është vrarë.

“Jam kërcënuar, e kam denoncuar në polici. Vajzën 17-vjeçe e kam larguar nga shtëpia.

Vajza e Sibelës është mirë, jeton me të atin në Kosovë. Flas në kamera me mbesën më thotë “ku është Bela”. Jam 100 % e sigurtë që ma kanë vrarë në katin e 4-rt kishte edhe dritare, mund të ishte hedhur edhe aty. Të gjithë këto gjëra vetëm ai mostra i ka bërë.

Vajza ime ishte një tip që nuk dilte në dyqan, jo më në hotel. Unë e njoh fëmijën tim”, përfundoi ajo.

Për vetëvrasjen e Sibela Abedinit, ndodhet në burg Altin Çoku, i cili akuzohet se i publikoi një foto intime të saj teksa ndodheshin së bashku në krevat dhe e shantazhoi./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJE E RËNDË/ Katër persona bëjnë për spital 30-vjeçarin në Korçë
Previous article TRAFIKOI DROGË ME POSTË NGA SHBA/ 27-vjeçari lihet në burg: S’ishte e imja, e mora për një mik

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite Aktualitet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT