• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO MARRËSH 50 MIJË EURO”/ 10 në pranga dhe dy në kërkim, si funksiononte rrjeti mashtrimit me call center-at. Grupi u zbulua nga…
Home
Breaking News

“DO MARRËSH 50 MIJË EURO”/ 10 në pranga dhe dy në kërkim, si funksiononte rrjeti mashtrimit me call center-at. Grupi u zbulua nga…

17 January, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në kuadër të një hetimi të përbashkët me autoritetet italiane, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë zhvilluar disa kontrolle në disa ambiente të marra me qira në Tiranë, me qëllim gjetjen e materialeve apo sendeve të tjera me vlerë, lidhur me një hetim për mashtrim përmes call center-ave. Mësohet se deri tani janë arrestuar 10 persona, ndërsa dy të tjerë, pronarët, janë shpallur në kërkim.

Ky operacion nisi pas denoncimeve në emisionin Le Iene në Itali. Prej disa javësh, hetimi i gazetarit italian Luigi Pelazza ka zbuluar ekzistencën e një sistemi të organizuar që, nëpërmjet call centerave, të cilat veprojnë në disa vende përfshirë edhe Shqipërinë, ka mashtruar dhe vjedhur miliona euro nga mijëra viktima në të gjithë botën.

Skema bazohet në telefonata që premtojnë fitime të lehta dhe platforma dixhitale që simulojnë investime në situata të cilat në fakt nuk ekzistojnë. Përmes rrëfimit të një burimi të brendshëm, u gjurmuan nivelet më të larta të organizatës, duke përfshirë identifikimin e personit përgjegjës për rekrutimin e personelit të qendrave të thirrjeve në Shqipëri.

Gazetari italian zbuloi se si funksionon mashtrimi. Konkretisht operatorët kërkojnë një investim fillestar prej 250 eurosh, për të investuar në aksionet e finivest, të garantuara nga shteti italian. Kur qytetarët pranojnë të bëjnë investimin fillestar, atyre ju lejohet aksesi në një websajt ku ju shfaqet një shumë prej 50 mijë eurosh, që u prezantohet nga operatori si llogaria e tyre personale. Kur qytetari vendos të tërheqë paratë, në sistem u shkruhet se duhet të kryejnë një transfertë të re për të bërë të mundur tërheqjen e fondeve. Në këtë mënyrë shuma që u vidhej qytetarëve shumëfishohej, derisa ata e kuptonin se nuk do të mund t’i marrin kurrë paratë e tyre. Autoritetet kanë zbuluar gjurmë të personave përgjegjës për vjedhjet, gjurmë të cilat i kanë sjellë edhe në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI TEK URA E DAJLANIT/ Drejtonte automjetin ku humbi jetën 18-vjeçarja, lihet në burg Arbër Xhaxhaj
Previous article NË PËRGJIM PREJ MUAJSH/ Arrestohet Ervin Kaftiraj në Tiranë. Iu gjet edhe mbi 1 kg kokainë

s.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT