• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Do kthej për 2 ditë materialet te shtëpia e Mandit”/ LETRA e 47 vjeçarit që VRAU veten në polici… (FOTO)
Home
Breaking News

“Do kthej për 2 ditë materialet te shtëpia e Mandit”/ LETRA e 47 vjeçarit që VRAU veten në polici… (FOTO)

29 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ardian Kallami, 47-vjeçari nga Vau i Dejës i cili kreu vetëvrasje ditën e djeshme, ka pranuar në polici, pas shoqërimit si i dyshuar për grabitjen e banesës së fqinjit, se është ai autor i kësaj vepre.

Në deklarimin përpara uniformave blu, të firmosur nga Kallami ai shkruan se brenda dy ditëve do kthejë në shtëpinë e fqinjit materialet e vjedhura.

“Unë Ardian Ndreli Kallami ju garantoj se brenda dy ditëve do shkojnë materialet tek banesa e fqinjit Mandit. Deklaroj nën përgjegjësinë time se çfarë deklarova më sipër ishin në vullnetin tim dhe që mos kryeja e kësaj pune që premtova jam dakord për të mbajtur përgjegjësi ligjore.”

(Deklarimi i Ardian Kallamit në polici ku pranon vjedhjen e shtëpisë së fqinjit)

Sipas burimeve nga SHÇBA, Kallami ka patur edhe precedent të mëparshëm në fushën e vjedhjeve ndërsa për rastin e fundit ka qenë vetë fqinji i tij që e ka identifikuar si autorin e dyshuar të vjedhjes së banesës. Nga ana tjetër, familjarët pretendojnë se deklarimi nuk është i Ardian Kallamit, pasi sipas tyre ai nuk di shkrim dhe këndim, duke hedhur kështu hije dyshimi se kemi të bëjmë me një falsifikim të materialit nga policia.

Familjarët hedhin gjithashtu akuza në drejtim të këtyre të fundit se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 47-vjeçarit çka e çoi atë drejt aktit të vetëflijimit.

Ky është rasti i dytë në një kohë të shkurtër, pas 27-vjeçarit Enea Ftoj në Korçe, ku familjarë akuzojnë policinë e shtetit për ushtrim dhune deri në vdekje në mjediset e komisariateve. Shqetësimin abuzimet në komisariate e ka ngritur herë pas here edhe avokati i popullit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Botërori 2018/ Gëzohen egjiptianët, lajm i mirë nga Salah
Previous article DOSSIER/ Të pathënat e kryeqytetit nga koha kur Tirana ishte… mëhallë

F.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT