• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO KËRKOJMË SHKARKIMIN E VOKSHIT”/ Deputetja: Kallëzim PENAL për gardën. Do informojmë të huajt
Home
Shqipëri

“DO KËRKOJMË SHKARKIMIN E VOKSHIT”/ Deputetja: Kallëzim PENAL për gardën. Do informojmë të huajt

19 June, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryetarja e Komisionit të medias, deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas situatës që u krijuar sot në Kuvend me praninë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Vokshi tha se ajo ishte një tentativë për t’i mbyllur gojën opozitës. Vokshi dënoi mosreagimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi pas thirrjeve të saj, ndërsa deklaroi se do të ketë një kallëzim penal për oficerët e gardës që nuk mbrojtën deputetët por kryetarin e bashkisë.

Për më tepër Vokshi tha se nuk intimidohet nga kallëzimi i kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla që kërkoi shkarkimin e saj. Ajo tha se për atë çka ndodhi sot në komision do informojnë ndërkombëtarët.

“Tentativa e sotme ishte që t’i mbyllej goja opozitës. Për fatin tonë shumë të keq edhe si qytetarët të Tiranës edhe si deputetë, sot roli i ishte caktuar Erion Veliajt që të vinte i paftuar, në shkelje të rregullores dhe të tentonte të uzurponte këtë mbledhje vetëm dhe vetëm që t’i hiqnin mundësinë opozitës për të bërë transparencë mbi këtë vjedhje të madhe që po bëhet për të tjetërsuar pronën publike për t’ia dhënë privatit për përfitime marramendëse. Kishim një kryetar bashkie që vjen i paligjshëm për të uzurpuar parlamentin. A është parë e dëgjuar kjo gjë? Kishim një kryetar bashkie që i hakërrehej oficerëve të Gardës. Oficerët e Gardës kishin marrë urdhër nga Rama e Veliaj që t’i kundërviheshin deputetëve. I bëra thirrje Gramoz Ruçit të ndërhynte. Për të ardhur keq që kryetari i Kuvendit nuk ndërhyri. Për të ardhur keq që drejtori i gardës nuk ndërhyri për t’i dhënë urdhër oficerëve për të nxjerrë Erion Veliajn. Veliaj ta harrojë që mund të bëjë arrogantin dhe dhunuesin. Ndaj ne, ashtu sikurse Alibeaj propozoi do ta ngremë çështjen e gardistëve që nuk ndërhynë në shkelje të ligjit. Kallëzim penal për oficerët që nuk ndërhynë për të mbrojtur deputetët. Atë çka ndodhi sot do tua tregojmë të gjitha ambasadave, delegacionit të BE, PE-së dhe gjithë delegacioneve të tjera. Veliaj mund të bëjë çfarë do ai në zyrën e tij por jo këtu. Ai ka dhënë një deklaratë të çorientuar. Dua t’ju jap vetëm një shifër, vetëm në 3 muajt e parë janë dhënë 231 leje ndërtimi. Ajo që po i bën Erion Veliaj Tiranës është krimi më i madh. Sa herë vjen PS në pushtet, Tirana betonizohet, shkatërrohet. Të gjitha projektet që nisi Lulzim Basha, merita e vetme e Erion Veliajt është që i privatizoi. Shpreh keqardhjen edhe për deputetët e maxhorancës që kishin mundësinë të distancoheshin por u bënë levë e Ramës e Veliajt.
Nuk më intimidon as propozimi i Ballës. Jo Albana, jo deputetët e opozitës në këtë komision por të gjithë deputetët e opozitës nuk do heqin dorë nga e vërteta. Ne do vazhdojmë, do e thërrasim të hënën, të martën të mërkurën, deri sa ministrja të paraqitet. Do bëjmë transparencën, gjithçka për të ndalur aktin kriminal”, deklaroi Vokshi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Brazili kërkon hetime për golin e Zvicrës/ Zbuloni tri pyetjet publike për FIFA-n
Previous article Ulen kërkesat për azil në BE/ Gati përgjysmë krahasuar me vitin 2016

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës Politikë

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT