Deputeti i Kuvendit Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza ndaj deputetëve të Kuvendit, duke kërkuar hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Ai është shprehur se deputetët po kandidojnë për çdo post të mundshëm, ndërsa bën thirrje që të lihen lojërat e pista.
Ndryshimet kushtetuese të 2008-ës ai i ka quajtur një “gjellë qensh”, duke thënë se do ua hedhë surratit këtyre deputetëve, që janë bijtë e atyre që për 45 vite mbajëtn peng shqiptarët.
“Këtë gjellë qensh që është gatuar para 12 vitesh do ua hedh surrastit. Deputetë sharlatanë që kandidojnë edhe për kryeplakë, por nuk do lejojmë këto pislliqe të bëhen. Lërini pislliqet dhe lojërat e pista. Nëse deputetët që kanë firmosur për ndryshimin e sistemit zgjedhor nuk i mbahen fjalës së tyre, të dalin dhe ta shprehin hapur. 30 vite më parë revolta e shqiptarëve prishi kangjellat e ambasadave për liri. 30 vite më pas ju bijtë e atyre që mbajtën peng shqiptarët për 45 vite kërkojnë të votohet si në kohën e PPSH-së. shqiptarët meritojnë një sistem zgjedhor ku të zgjedhin të lirë përfaqësuesit e tyre”, tha ndër të tjera Murrizi.