Një shqiptar në SHBA është arrestuar pasi akuzohet se ka kërcënuar me vrasje kryebashkiakun e Yonkers dhe policët përpara Paradës së Ditës së Shën Patrikut.
“Kjo është zakonisht ajo që terroristët duan të bëjnë. Ata duan të terrorizojnë mendjen tuaj, të terrorizojnë mendimet tuaja dhe t’ju frikësojnë,” tha kryebashkiaku Mike Spano.
32-vjeçari Ridon Kola sipas FBI i ka dërguar mesazhe policisë duke i shkruar: “Unë do të kryqëzoj policët e Yonkers dhe shefat e tyre përgjatë rrugës McLean. Do të jetë një skenë tmerri… Allahu Ekberr”.
Ai jeton pranë rrugës ku do mbahej parada dhe është marrë në pyetje nga forcat e rendit në të kaluarën.
Në rrjetet sociale, disa ditë pasi i dërgoi mesazhe kërcënuese policisë, ai publikoi pamje me sëpatë në dorë.
Më 9 mars, ai dërgoi në Departamentin e Policisë së Yonkers mesazh kërcënues ku shkruante se rruga ku do mbaje parada të shtunën do të ishte një ‘skenë horrori’, përpara se të dërgonte një frazë në gjuhën arabe që do të thotë ‘Zoti është i madh’.
Në një mesazh tjetër dërguar po atë ditë, Kola shkroi: ‘Njerëzit e parë që do të kryqëzohen do të jenë minjtë e Yonkers’.